Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

1,380 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti prape fjale te ashpra kunder Icardit pas ndeshjes: “Ndaj Lazios jashte sepse u perpoq te futej nepermjet personave te jashtem.”

Spalletti prape fjale te ashpra kunder Icardit pas ndeshjes: “Ndaj Lazios jashte sepse u perpoq te futej nepermjet personave te jashtem.”
Inter Club Staff

Ne fund te ndeshjes perfekte te Interit ndaj Genoas, Luciano Spalletti pasi ka folur per DAZN, eshte ndalur edhe per mikrofonat e Sky. 

Ai ka thene perseri fjale te ashpra ndaj Icardin pasi eshte ngacmuar nga gazetaret prezent ne studion televizive te Sky.

Keto kane qene fjalet e teknikut te Interit:

“Nje ndeshje shume e mire per ne, por duke luajtur mire nga minuta e pare mund te arrijme me te vertete gjera shume te rendesishme.”

“Ne kemi krijuar hapsira dhe kemi arritur te bejme nje ndeshje shume te mire. Kjo esgte dicka qe e kemi kerkuar vete.”

Si shkoi rikthimi i Icardit ne grup?

“E kam pare mire por mund te bente edhe me mire. Ka bere nje ndeshje te mire, skuadra ka reaguar ne menyre korrekte, kane vene Interin mbi te gjitha. Ishte per tu bere nje hap perpara pasi ai ka paguar ate qe duhet te paguante dhe me pas te gjithe bejne vleresimet e tyre ne baze te se mires se Interit.”

“Tani kemi nje sulmues me shume dhe kjo na jep mundesi qe te jemi me te forte duke qene se kemi shume kalendar te ngjeshur. Nga ato qe degjoj verdalle, thuhet se Icardi e ka harruar se si mund te qendrosh ne nje dhome zhveshje.”

“A duhet te qetesohem une? Ju duhet te qetesoheni, une zbavitem duke qene ketu brenda, kam qene gjithmone neper skuadra te vogla dhe te jem ne nje skuader si Interi, ne nje klub si ky eshte sikur te kremp rekur qiellin me nje gisht.”

Cfare eshte Interi per ty? E ndjen tenden?

“A e kujtoni cfare ju thashe une pas Lazios? Mendoni se Mauro qe luan titullar eshte nje zgjedhje qe e bera kot pa lidhje, e menduar mire apo e detyruar nga dikush nga jashte? Me pelqen qe te kem kontakt me personat, jam bere tranjer per kete arsye.”

“Kam 22 vjet qe ulem ne pankine dhe kam kaluar shume kohe ne nje klub te vetem, edhe ne Rusi isha per 5 vite.”

“Icardi duhet te rrinte jashte me Lazion sepse punesoi njerez qe nuk kishin lidhje me Interin qe une ta rifusja ne skuader (e ka per avokatin Nicoletti).”

“Nuk sqarohet me skuadren? Normalisht qe qendron jashte edhe ne kete rast. Pastaj esht edhe momenti per te vene perpara te gjithash tem iren e Interit. Mbase nuk kemi te gjithe totalin e subjektit, por te pakten kemi nje sulmues me shume qe do te ndihmoje skuadren. Atehere le ta shfrytezojme kete sulmues per te fituar ndeshjet, per te tjerat do te kemi kohe.”

Nderkohe, per te gjithe ata qe nuk e lexuan intervisten e plote per DAZN te Spallettit, eshte kjo me poshte:

“Tema Mauro Icardi? Eshte me shume tema juaj se sa e imja, tema ime eshte paraqitja e skuadres qe ka qene super. Nje skuader e rritur, qe ka sjelle tre pike thelbesore per Championsin pas nje humbje te pamerituar ndaj Lazios. Sot kemi rikthyer gjithcka te humbur ne ate ndeshje.”

E kishit imagjinuar nje nate kaq perfekte?

“Ka ndeshje ku jo cdo gje shkon ne menyre perfekte por pastaj ka momente, reflektime, marrje pozicioni te rendesishme dhe shkon e reagon ne nje menyre te drejte dhe pastaj kur ke kete kthjelltesi ne fushe, rezultati vjen vete.”

Dje ke folur shume per ceshtjen e sjelljes ne fushe…

“Ju merni ato qe bejne gola dhe ata qe bejne assist, por nese skuadra nuk luan keshtu, atehere askush nuk shenon dot e nuk ben dot assist.”

“Une duhet te ve skuadren ne kushtet per te bere nje ndeshje si kjo dhe sulmuesi im duhet vene ne gjendje qe te shenoje. Por ai normalisht duhet te beje me mire.”

“Icardi pastaj ka bere nje ndeshje te mire. Mund te kishte bere edhe nje gol tjeter, por mire edhe kaq. Pres me shume nga ai une. Cdo njeri mund te thote mendimin e tij pastaj, por ky eshte i imi.”

Nje tregues maturie nga ana e skuadres ne nje moment jo te lehte:

“Nuk ishte nje ndeshje qe e bejne te gjitha skuadrat duke pare se ne jemi ne vendin e trete dhe po luftojme per Champions. Diferencen e ben nje mendje e kthjellet, nje riorganizim i rrugetimit, duhet pasur ide te qarta se ku do te shkojme.”

“Te gjithe ne duam te miren e Interit dhe prandaj po tentojme keto rezultate qe do te na japin premion e merituar ne fund. Te mos kualifikohesh do te thote te kete secili faje. Askush nuk mund te thote qe nuk u kualifikuam per kete motiv apo ate motiv nese e arrijme. Prandaj dicka e tille do te ishte katastrofe nga cdo kendveshtrim.”

Perfekt me Milanin, statik me Lazion por perfekt perseri me levizjet e mesfushoreve:

“Me Lazion nuk ishim te duruar, ata jane nje skuader me kualitet dhe qe vrapijne shume por ne nuk arritem ti mbanim pa shenuar.”

“Sot kemi luajtur me me shume qetesi dhe ka pasur momente ku kemi vrapuar me pak se kundershtaret po topin se kemi leshuar ama. Keshtu e dua Interin. Sot cdo gje ishte me e thjeshte, kur duam bejme ndeshje te tilla ne.”

Eshte pare nje Inter i nevrikosur sot: 

“Skuadra ka ardhur me ekuiliber qe eshte karaktersitike e nje skuadre te madhe. Brozovic ka komanduar lojen sepse ndeshja duhet luajtur keshtu. Ndonjehere duhet te levize topin kot dhe ne menyre banale, por ai arrin te beje ato pasime qe na nevojiten ne.”

“Bravo Politanos dhe Perisic te cilet kane luajtur deri ne minuten e fundit qe kane qene ne loje me 100 km.h. Pastaj edhe Handa eshte shume i mire me topin kur e merr nga mbrojtesit. Jam shume i lumtur qe sot ka luajtur ndeshjen e tij te 150 pa pesuar gol.”

Ndjesite nga pankina?

“Duhet nje objekt ne dore per te larguar tensionin ndonjehere. Por kisha bllokun sot, doja te shkruaja sepse me keto gjerat teknologjike skam nje raport te mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.