Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

819 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Qe kur stervis Interin e kam koken vetem lart. Icardi pak taktik? Qesh dhe ju ftoj…”

Spalletti: “Qe kur stervis Interin e kam koken vetem lart. Icardi pak taktik? Qesh dhe ju ftoj…”
Ardis
  • On 20/10/2018, 18:59

Fjalet e trajnerit te Interit, Luciano Spalletti, ne prag te derby-t ne kampionat.

Prag derby ne shtepine zikalter. Luciano Spalletti, nga qendra e pergjithshme Appiano Gentile, do te prezantoje derby-n, ku do te shikoje te impenjuar Inter-in e tij, neser ne mbremje ne oren 20:30 ne stadiumin Giuseppe Meazza kunder Milan-it.

Ja edhe disa nga pergjigjat e trajnerit zikalter, ndaj pyetjeve ne rrjetin social Facebook:

“Kur jane javet e ndeshjeve te kombetareve nuk eshte e lehte te monitorosh cdo element te kushteve fizike te lojtareve, te cilet jane kthyer te motivuar dhe i kane dhene vemendjen e duhur rendesise se ndeshjes”.

“Kemi menduar vecanerisht per derby-n. Ndryshime taktike? Nuk e di se kujt i referohet kur flet per kete ceshtje, duhet te zgjedhim ne funksion te asaj qe jane kushtet e pergjithshme te lojtareve dhe mundesia per ndonje ndryshem eshte, por duhet te kuptojme se per cfare do te sherbejne ndryshimet”.

“I kerkoj dhe do vazhdoj ti kerkoj lojtareve te mi shume gjera, sepse kemi mundesine per te rritur pritshmerite e tifozeve dhe potencialitetin mbi te gjithe ekipin. Vetem ndeshjet e medha do te arrijne te identifikojne ata qe jane personazhe prej Inter-i. Cfare atmosfere pres ne stadium? Do te jene nje pjese e piktures, dhe jo e gjithe korniza”.

Trajneri zikalter me pas shkon ne sallen e konferencave, keto jane fjalet e tij ndaj gazetareve:

“Sipas meje derby vlen me shume persa i perket asaj qe prodhon ne mendjet e lojtareve dhe ne entuziazmin e tifozeve. Kete jave, ne kemi menduar vetem per derbyn, e dinim se do te ishte nje sezon i vecante ku do te shkonim te luanim shume kompeticione dhe tashme kemi perpara nje kompeticion te tille, qe eshte ajo e derby-t”.

“Une jetoj ne nje vend te bukur ne Milano dhe me pelqen te eci, i njoh ndjesite e tifozeve dhe kjo ndeshje eshte ‘termometri’ me i sakte per matur, sesa te ‘semure’ jemi mbas Inter-it”.

TE FITOJME DERBY-N. – “Mund te te jape me shume gjera ne krahasim me tre piket qe fiton, duke filluar qe nga mesimet qe nxjerr nga ndeshja, gjate nje rrugetimi te kampionatit, duhet te kesh shume kujdes dhe vemendje, te perdoresh kohen qe ke ne dispozicion, nuk duhet te humbasim asnje minute nga rrugetimi i kesaj jave. Duhet te jemi kerkues ndaj vetes sone, te bejme loje madheshtore, kualitete te medha, perballje madheshtore”.

KUSHTET PER TE FITUAR – “Fakti qe ke frike nga dikush apo tjeterkush eshte nje koncept qe tashme jemi ndeshur shpesh, nuk dua qe ti rikthehem. Une nuk do te heq dore kurre qe ti kerkoj lojtareve te mi qe te bejne gjera te medha, ne kemi nje profesionalizem qe e zhduk friken”.

“Kur gjendesh ne nje pune dhe je i bindur per ate qe ben dhe ke ndjenja, nuk mund te ekzistoje frika. Ne duam qe ta luajme kete derby me guxim, pa asnje frike, sepse do te jene shume interiste qe do e shikojne ndeshjen ne stadium, do te kete shume tifoze qe do e ndjekin ndeshjen nga TV dhe te gatshem te komentojne ne gabimin e pare, dhe qekur kam ardhur ketu, kam kuptuar se interistet me shume mundesi harrojne ditelindjen e burrit te tyre ose gruas se tyre, por kurre nje rezultat te derby-t”.

“Nese do qe te behesh pjese historise se Inter-it duhet te kalosh njehere brenda kesaj historie ketu. Fitoret madheshtore te bejne qe te futesh ne historine e klubit”.

DEKLARATA E NAINGGOLAN“Une di me pak per futbollistet e mi mbi kete ceshtje, sipas meje ai i referohet pak nga te gjitha, me behet qejfi qe ka vleresimin e shokeve te tij por nuk ndryshon asgje, ne duam ta fitojme kete ndeshje ne shtepine tone”.

KOMENTE – “Te mos luash mire dhe te fitosh fale kushteve fizike? Fillimisht duhet te shikojme se kush po i ben keto komente. Midis jush ka tifoze te shume skuadrave, varet se nga vjen komenti. Une di te them se skuadra ime eshte rritur ne aspektin e mentalitetit, e lojes dhe te karakterit. Ka akoma hapesira per tu permisuar, ka akoma mundesi per te evoluar, dhe persa i perket nese rezultatet jane keto dhe ka hapesira perpara, une jam i kenaqur dhe me behet qejfi”.

FRIKE NGA NDESHJET E KOMBETAREVE – “Nuk kam frike asgje, edhe te tjeret kane lojtare qe luajne ne kombetare. Duhet te menaxhosh situacione te ndryshme, te riorganizosh lodhjen, udhetimet, minutat dhe problemet fizike, persa me perket mua, une jam ne rregull”.

KTHEHEN KUJTIMET E NJE KOHE – “Qe kur stervis Inter-in e kam koken vetem lart dhe duart mbrapa shpine. Nese ke fatin, sic e kam une te shikosh kete sipermarrje nga brenda, jam vecanerisht krenar. Te gjithe flasin per kornizen ne funksion te asaj qe do te jete brenda ne stadium, une do ta trajtoja si nje pjese te asaj qe eshte ne brendesi te piktures, eshte e veshtire te gjesh nje nivel te tille pjesemarrjeje emocionale sic po e perjeton ne brendesi ky stadium ne keto ndeshje derby, dhe e gjithe Milano duhet te jete krenare per ate cka bota po shikon”.

GATTUSO, MILANI ME I FORTE – “I bej komplimente Gattusso-s sesi po e meson qe te luaje skuadra, nje trajner i ri qe ka aplikuar nje metode te re per te bere nje skuader te luaje. Ka edhe te tjere trajnere te rinj, nuk eshte vetem ai, De Zerbi, Simone Inzaghi, Di Francesco, Martusciello, Giampaolo. Gattuso eshte brenda kesaj liste te ketyre trajnereve qe mund ti japin me shume futbollit.

“Do te cuditesha po ta mendonte ndryshe, nese kerkon maksimumin dhe tregon besim ne ate cka eshte skuadra, te jesh i sigurte qe do te japin me shume. Ne jemi rritur ne aspektin personalitetit te lojes dhe kushteve fizike”.

NDRYSHIMET – “Ka shume momente qe i ben te ngjashme keto dy skuadra, fillojne nga baza, luajne lojen me pasat e shkurtra, gjithashtu edhe sulmuesit qe kane. Ne brendesi te zhvillimit me pas eshte kushtezimi per te arritur ne nje zone te fushes dhe te vendosesh mbeshtetjen ne zonen e rreptesise sic bejne ata.

Icardi dhe Higuain? Jane dy lojtare qe te lene me goje te hapur me levizjet e tyre ne loje dhe njeri ka karakteristika te ndryshme nga tjetri por te dy jane te rendesishem ne zhvillimin e lojes. Me bejne te qesh kur thone se Icardi nuk eshte teknik. Te rishikojme edhe njehere golin e dyte te realizuar kunder SPAL dhe me pas flasim serish. Gjithsesi une zgjedh Inter-in”.

VECINO“Jane te gjithe ne dispozicion. Jane te gjithe, te gjithe drejtuesit, drejtoret, duhet te ndalojme qe te thuhet se shoqeria jone eshte e huaj. Eshte interiste”.

ICARDI“Ta leme ashtu sic eshte sepse per ne eshte perfekt. Me pas ka gjera te tjera qe personat inteligjente kerkojne qe ti permisojne dhe gjejne dicka per te permisuar dhe kjo e ben nje profesionist perfekt. Persa i perket kualitetit te skuadres se forte Icardi eshte perfekt. Shikojme levizjet e lojtarit dhe me pas themi qe nuk eshte teknik”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.