Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

948 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Rezultati ‘femije’ i gabimeve tona. Kam pare djemte e shkaterruar kur…”

Spalletti: “Rezultati ‘femije’ i gabimeve tona. Kam pare djemte e shkaterruar kur…”
Inter Club Staff

Nje humbje teper e rende, qe rrezikon pothuajse me shume mundesi perjashtimin e Interit nga gara per Champions qe nje jave perpara nese Lazio fiton neser.

Luciano Spalletti, tekniku zikalter, ka folur keshtu per mikrofonat e Premium Sport:

Ndeshje shume te mira me Juven dhe Udinesen, pastaj ne momentin e gjysemfinales Interi deshton. Cfare ndodhi? Dukej ne veshtiresi edhe nga ana fizike.

“Jo, te mos bejme konfuzion. Ne kemi qene shume te mire qe te mbyllnim Berardin por deshtuam te rekuperonim topat shpejt. Kemi harxhuar shume energji aty. Me kohen jemi vendosur me mire taktikisht ne fushe, por pas golit lojtaret humben ekuilibrin e nevojshem. Skuadra u corient

A pritej nje Sassuolo kaq e vendosur?

“Nuk mendoj se u karikuar nga zerat, sepse ata u sollen shume mire pavarsisht ndonje episodi. I bej komplimentat per fitoren dhe qe fituan nje ndeshje kaq te rendesishme. Me shume mundesi erdhen ne momentin me te mire mental te tyre duke qene se kishin shpetuar dhe luajten me qetesi. Por besoj se ndenjen me shume se sa duhej ne toke. Por nese i kane thene ta bejne, le ta bejne…”

Skuadra ka prodhuar shume, mungoi perqendrimi. Icardi pastaj, sikur harroi te shenoje. Mund ti falet pas nje sezoni keshtu…

“Nuk eshte kurre faji i nje lojtari te vetem. Pas disavantazhit, kishim te gjithe kohen e mundshme per te bere gjerat me qetesi dhe per te shenuar. Me kete gje do e vinim ne veshtiresi Sassuolon, por kemi humbur topa shume ne mesfushe dhe u corientuam. Ata kane vrapuar shume, aksione prej 100 metrash vrap, e dergonin topin deri ne fund. E keshtu ndodhi. Nuk na eci mire sot. Ne momente te caktuar kishte konfuzion ne fushe. Shikonim kohen dhe mendonim se sdo shenonim dot. Por kohe kishte dhe topa kishim, por fatkeqsisht nuk shenuam.”

Consigli ka bere nje ndeshje te mrekullueshme:

“Ka bere 2-3 super nderhyrje. Ka treguar sa kualtiet ka.”

Neser do e shikoni Crotone-Lazio?

“Duhet te udhetoj per  Firenze per nje kauze bamiresie.”

 

Si do e quanit sezonin e Interit pa Champions League?

“Shume me pak se sa thash dje, kjo humbje peshon shume. Por kemi bere nje ndeshje te mire. Kam pare djemte e shkaterruar ne dhomat e zhveshjes, besonin tek ky objektiv. Nuk kemi punuar me mend, por me kembe dhe gjera si keto.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.