Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

827 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti, rinovim deri me 2021 dhe pastaj merkato: ja te gjitha kerkesat e teknikut zikalter

Spalletti, rinovim deri me 2021 dhe pastaj merkato: ja te gjitha kerkesat e teknikut zikalter
Inter Club Staff

Tuttosport eshte e sigurt: pas Lazios, te shkoje si te shkoje, Luciano Spalletti do te rinovoje kontraten e tij me Interin deri me 2021. 

Pastaj do te vazhdohet te drejtohet merkato e zikalterve e cila ka nisur shume mire me De Vrij, Asamoah dhe Martinez.

“Kualifikimi ose jo ne Champions nuk do te ndryshoje idete e pergjithshme – konfirmon Tuttosport – .”

Spalletti, eshte i bindur se ka ndertuar nje sezon solid dhe i ka kerkuar klubit ardhjen e lojtareve te gatshem per formacion, te cilet do te ndihmojne edhe grupin te fitoje besim tek vetja (De vRij dhe Asamoah mund te jene me te vertete mesues te mire).”

“Ne kete sens, shihen edhe interesimet e Interit per Florenzi dhe Strootman dhe udhetimet e 007 te zikalterve ne Sinsheim per te pare nga aver Pavel Kaderabek, mbrojtesin e krahut te Hoffenheim.”

“Pastaj Champions do te jete shume vendimtare edhe per blerjen e Rafinha (ndersa Cancelo eshte i destinuar per tu rikthyer tek Valencia).”

Pavarsisht kupave Europiane qe Interi do te luaje, mbetet ne kembe nje objektiv nderkohe qe quhet Josip Ilicic, me zikalterit qe kerkojne te perserisin me Atalanten ate qe bene vitin e kaluar me Milan Skriniar.

Gjithmone sipas gazetes torineze, edhe Musa Barrow dhe Nicolo Barella mbeten objektiva te rendesishem edhe pa Champions League.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.