Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

363 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Tani vetem fitoret kane rendesi. Pak gola te shenuar? Edhe pak te pesuar. Roma dhe Brozovic…”

Spalletti: “Tani vetem fitoret kane rendesi. Pak gola te shenuar? Edhe pak te pesuar. Roma dhe Brozovic…”
Bujar Berishaj

Interi eshte ne kerkim te tre pikeve dhe golit te humbur, pas tre transfertave zhgenjyese. Nese ne Meazza duhet mposhtur Cagliari per te mos humbur hapin per kater vendet e para. Luciano Spalletti sot ka qene ne konference per shtyp para ndeshjes dhe keto jane fjalet e tij:

Keni pasur nje ndalje te papritur, cfare ju duhet per Championsin?
“Kishim krijuar mundesine per te marre dicka, ndeshjen e kemi luajtur. Ka edhe gjashte ndeshje, nuk e di sa pike duhet per CHL ose cfare do te sjell e ardhmja, ne duhet te mendojme ndeshje pas ndeshje. Analiza per ndeshjen e neserme eshte qe fitorja eshte objektivi i vetem. Fakti qe arrijme nga rezultat jo te mira dhe kemi shenuar pak nuk duhet te na sjell konfuzion per paraqitjet e bera, sepse sipas meje aty jemi ne rregull. Eshte e qarte qe goli ben diferencen, sepse nese shenon fiton tre pike, nese jo atehere nje”.

Rafinha eshte ne gjendje te luaj me ndeshjet kaq afer?
“Eshte mire, sipas meje pas dy lendimesh te tila duhet te provosh dhe nuk e di cfare te pret ne ndeshjen e ardhshme. Vleresojme gjendjen dite pas dite, jo vetem per ndeshjen e kaluar. Ka elemente qe vleresohen ne cdo stervitje”.

Eshte folur per kualitetin teknik te grupit…
“Kualiteti tekink eshte nje gje, kualiteti dhe kaq eshte dicka tjeter. Disa here e kemi shfaqur. Pastaj duhet te shfaqim edhe karakter, fizik, kualitetin per te mbajtur disa sjellje dhe vemendje te caktuara per nje kohe te gjate. Nese ben nje gje mire te gjithe flasin mire, por klasifikimi do qe ta besh gjithmone”.

Keto kualitete duhet te behen vendimtare ne fazen finale te sezonit. Ky eshte ai hapi qe duhet bere? Ndonje gol nga dikush tjeter pervec Icardi ose Perisic?
“Ai eshte objektivi i punes se vazhdueshme. Te besh gjithmone dicka me shume si kolektiv dhe individualisht. Ndodh qe disa lojtare te shenojne me shume se tjeret. Kemi vetem kete sezon, duhet te bejme dicka me shume ne keto ndeshje. Duhet te vendosim ne rrugen ne te cilen duam te shkojme”.

Do te duhet nje Inter me agresiv?
“20 minutat e para kane qene me te veshtira ne Bergamo, te dytet ishin ndryshe ashtu si pjesa e dyte. Po te ishte e kunderta… Kam shikuar edhe gjate javes ndeshjet tjera ne Bergamo. Nuk me jane dukur ndrysge. Ndeshjet aty jane gjithmone te veshtira. Eshte e vertete qe kemi gabuar dicka ne cerekun e pare. Pastaj kemi ndertuar dy-tre kundersulme e pastaj eshte gabuar teknikisht. Kemi krijuar raste, ashtu si ata, por ne fund nuk ka qene ajo diferenca qe duhet te jete. Pastaj kur nuk fiton rriten diskutimet, kritikat, keshillat. Nga ana ime nuk ka asnje problem te degjoj ate qe thuhet”.

Mungesa e golit duket se te shqetesonte pas Bergamos: kjo sepse keni raste, do te kerkosh me shume agresivitet ne anen e finalizmit? Edhe Rafinha ka gabuar nje gol te lehte…
“Ai nuk duhet te zemerohet qe ka gabuar golin, ndoshta per gjuajtjen qe ka bere. Te vjen keq nese e godet ashtu. Por pastaj skuadra, se bashku me te, ka krijuar rastet. Duhet te jemi me te mire ne finalizim, ne veprimin qe mund te jap zgjidhjen, sepse pregaditjet i kemi bere. Nuk kemi fituar dhe tani eshte e qarte qe fati jone luhet ne te gjitha ndeshjet”.

Je me i qete me mbrojtjen me tre apo me kater?
“Jam i qete ne te dy rastet, por duhet te punoj qe ne vend te 3-4 rasteve te krijohen 5-6”.

Por pastaj humbisni nje lojtar ofensiv si Candreva, Rafinha ose Perisic?
“Ka tjere lojtar ne ekip me karakteristika tjera. Une mund te flas per punen e golave: kush ka bere me shume se ne? Vetem tre. Lazio per te bere me shume se ne sa ka pesuar? Shume me shume. Nese numrat jane te tille eshte sepse ne anen tjeter ka dicka. Jemi prapa vetem tre skuadrave per numer te golave qe ne keto vite kane qene shume para”.

Ne Bergamo Interi ka vuajtur per ate veprimin e fundit me top qe nuk ju ka lejar te arrini para portes. Cfare ka munguar, pervec Brozovic?
“Ka munguar nje vazhdimesi fizike qe eshte e veshtire te barazohet sepse Atalanta lojtaret i zgjedh ne kete menyre. Ne vullnetin per t’i fituar duelet nje me nje kam pare pak skuadra si Atalanta. Duhej bere me shume ne kete aspekt. Nje e dhene qe nuk me pelqen jane goditjet e denimit qe kemi pesuar, nese marr me shume goditje atehere fitoj me shume gjuajtje. Nese me fishkellejne vetem dhjete te tilla do te thote qe kemi luftuar pak, sepse eshte ai elementi kryesor. Dhe pastaj pasi kemi rekuperuar topin, te mos e gjuajme jashte vijave por aty ku duhet”.

 

Cfare momenti eshte ai i sezonit tuaj?
“Nje moment ku dime cfare te bejme dhe ku te shkojme, cili eshte objektivi jone dhe ku duam te arrijne. Te gjithe numrat e vertete analizohen ne fund, ne jemi ne gjendje t’i lexojne ne nje menyre pozitive kur te jemi aty”.

Candreva si eshte?
“Duhet pare sot por dje ka punuar me top, ka qene ne stervitje”.

Duke pare ndeshjet deri ne fund, do te shikoni edhe ata qe jane para ne klasifikim?
“I shikoj edhe sepse nje nga keto ekipe do te mbes jashte zones Champions. Mund te ndodh qe te futet edhe Milani, shikojme ate qe kemi perreth, sepse nese nuk je i vemendshem gjerat mund te shkojne keq”.

Nga cfare eshte varur fakti qe Karamoh eshte futur aq vone ne Bergamo?
“Mund ta fusja me heret, por nese me pyet serish… Eshte nje djalosh i mbare. Mund te na duhet”.

Duke shikuar ndeshjet, ku duhet te presim gjerat me te mira mes kualitetit fizik, mental dhe karakterial?
“Nga ana e karakterit pres nje hap para. Nje pergjigjje per ate qe momenti eshte ky ose nuk do te jete me”.

Duke mos u varur gjithcka nga Interi, mendoni se Championsi mund t’i heq dicka Romes?
“Sipas meje ka kalendar me te lehte. Pastaj, nuk i dihet kurre. Por ndeshja me Barcelonen i ka dhene shume. Pastaj tjeret kane ardhur me bindjen qe kane gjithcka ne xhep por e kane kuptuar qe s’kishin asgje, por Roma ka bere nje ndeshje te madhe”.

Cfare iu jep me shume mbrojtja me tre ne krahasim me ate me kater?
“Me shume me jep fakti qe neser duke luajtur kunder nje 3-5-1-1 gjejme para ne qender tete lojtare dhe duhet te kalojme nga aty. Nuk do te jete e lehte. Kane edhe Sau, qe eshte nje sulmues i vendosur me prapa dhe ben nje pune te madhe rreth Pavolettit. Duhet gjithashtu te thyejme mbrojtjen me tre qe kane. Mund te luhet ne te dy menyrat, eshte ekuilibri qe ben dallimin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.