Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

424 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Te luajme kunder PSV dhe te shikojme se cfare do te ndodhe. Barca? Lojtare si Pique dhe Messi…”

Spalletti: “Te luajme kunder PSV dhe te shikojme se cfare do te ndodhe. Barca? Lojtare si Pique dhe Messi…”
Ardis
  • On 29/11/2018, 15:01

Inter-i del nga Wembley me nje humbje dhe rrugetimi i kualifikimit eshte shtyre ne ndeshjen e fundit, ku zikaltrit do te takojne ne San Siro, PSV Eindhoven. Mbas ndeshjes  trajneri zikalter Luciano Spalletti ka folur ne mikrofonat e Sky Sport:

“Kemi bere ate qe duhet te benim pervec ndonje pjese te ndeshjes. Ndjejme keqardhje per rezultatin, te luajme ndeshjen tjeter dhe te shikojme cfare do te ndodhe”.

“Ka pasur disa raste qe nuk i kemi shfrytezuar mire, ka veshtiresi kunder ketyre skuadrave qe kane fizik dhe force ne menaxhimin e ndeshjes”.

“Mbi depertimin e Sissoko kemi pasur nje vizion te dyfishte te gabuar dhe e kemi lene pjesen tjeter plotesisht te hapur”.

NAINGGOLAN – “Nainggolan? Mendoj se eshte shume e veshtire qe ta kem ne dispozicion ne Olimpico kunder Rome-s, eshte perpapur problemi ne kavilje dhe duke vrapuar keq eshte demtuar edhe muskuli”.

BORJA VALERO – “Ka bere shume mire, ne keto ndeshje te duhet te kesh fizik. po ta kisha aktivizuar qe nga fillimi nuk do te kishte ate freski qe ka treguar, por eshte nje futbollist i forte”.

FIZIKU – “Tottenham-i ka lojtare qe luajne topin, ne duhet ta eleminonim me pare. Nese shkojme te rekuperojme topa te veshtire nuk kemi karakteristikat e duhura, Perisic dhe Icardi e kane peshen, por ne kualitete dhe karakteristika kundershtaret jane te ndryshem. Duhet te luajme topin me shume dhe te humbasim ate me pak”.

TOTTENHAM – “Ata ne Champions League kane luajtur gjithmone me modulin 4-2-3-1. Pocchetino ka vepruar si te gjithe. Dicka tjeter eshte te shikosh nga jashte e te thuash qe ka zgjedhur formacionin me te mire, dhe tjeter gje eshte te jesh ne brendesi te situates dhe te shikosh lodhjen mbas nje ndeshje dhe te besh zgjedhje ne baze te freskise se lojtareve. Ka bere disa nderrime ashtu sic bera edhe une, zhvillimi i ndeshjes te detyron te besh nderrime”.

BARCELONA – “Me kete nivel te futbollit, nuk me shkon ndermend sjellja e Barcelona-s. Lojtare si Pique dhe Messi… nuk duan te humbasin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.