Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

511 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Spalletti tek Milani deshtoi edhe per faj te… Interit: ja pse!

Gazzetta – Spalletti tek Milani deshtoi edhe per faj te… Interit: ja pse!
Inter Club Staff

Nuk ka Luciano Spalletti per Milanin. Me sa duket kjo tratative eshte permbytur sapo ka lindur. 

Perkundrazi ne fakt, jo me sa duket por sipas Gazzetta dello Sport eshte e sigurt qe ka deshtuar gjithcka.

Ne kete menyre skuadra e Milanit eshte hedhur ne sulm per nje interist tjeter, kesaj radhe tek nje ish-tranjer i Interit, Stefano Pioli.

Por le te rikthehemi tek ajo qe ka shkruar Gazzetta dello Sport: “Interi i beri llogarite. Deri me tani i kishte paguar Spallettit tre muaj rroge.”

“Nese Spalletti do te zgjidhte kontraten e tij me Interin, ai do te humbiste kater milione euro deri ne fund te sezonit duke pare pjesen e mbetur te kontrates me Interin dhe duke llogaritur fitimet nga kontrata me Interin.”

“Keshtu, Spalletti nepermjet avokatit te tij ka kerkuar nga Interi qe ti paguhet rroga deri ne fund te sezonit dhe Interi do te shpetonte dy vite kontrate te Spallettit ne te ardhmen qe te pranonte oferten e Milanit.”

“Por Interi maksimumi qe i ka ofruar kane qene 2 milione euro dhe jo 4.”

“Pra, Interi ka ndermarre nje rrezik per te mos e paguar Spallettin aq sa deshironte por qe ne te ardhmen mund ta beje klubin zikalter qe ta paguaje tranjerin ne rast se ai nuk gjen dot skuader tjeter.”

“Nga njera ane eshte faji i Interit qe Spalletti nuk shkoi dot tek Milani por edhe vete skuadra kuqezi nuk e ka fuqine monetare per ta kenaqur me rroge Spallettin qe kerkom 4,5 milione euro ne sezon,”

“Ne praktike, ai deshironte nje vit kontrate me shume se me Interin. Keshtu, Boban dhe Maldini kane vendosur qe te besojne tek Pioli qe per ironi te fatit, edhe ai si Giampaolo eshte nje tifoz i Interit qe ne vogeli.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.