Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

950 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti teper i nevrikosur pas ndeshjes: “A do ndaloni ndonjehere me kete punen e Icardit? A e dini se sot luajti Interi?”

Spalletti teper i nevrikosur pas ndeshjes: “A do ndaloni ndonjehere me kete punen e Icardit? A e dini se sot luajti Interi?”
Inter Club Staff

Pas 0-0 ne shtepi ndaj Atalantes, Luciano Spalletti ka analizuar kete ndeshje per mikrofonat e Sky Sport dhe me pas ka folur ne konferencen per shtyp perballe te gjitha mediave. Nderkohe, keto kane qene fjalet e tij:

“Ndeshja ka qene e luajtur ne nje menyre te vendosur nga te dyja skuadrat dhe sjellja e lojtareve te mi ka qene shume korrekte.”

Perse Nainggolan dhe jo Borja pas demtimit te Brozovic?

“Per te njejtin motiv qe zgjodha D’Ambrosio dhe jo Cedric, Asamoah dhe jo Dalbert… Sepse keshtu vendosa ne ate moment, sepse ata jane lojtare qe i sulmojne kundershtaret gjithe kohes, per tu perbnallur me ta.”

“Ashtu ndodhi edhe me Vecino ne fillim te lojes. Nainggolan eshte maestro ne perballje, prandaj zgjodha ate. Eshte nje luftetar. ”

“Pastaj duhet te arrinim te paret tek topat e diskutueshem dhe te gjithe e dini sa grinte ka ai. Per te fituar e hodha Nainggolan pas Brozovic. Pastaj Gagliardini dhe Vecino bashke i duhet nje si Nainggolan ne fushe.”

A jeni me afer objektivit? 

“Ne te njejten menyre si kemi luajtur ndeshjet e kaluara duhet te luajme edhe ne te ardhmen. Per mua eshte nje sinjal i mire ky sot sepse keto paraqitje te japin besim per te ardhmen. Kur vuan si skuader, rritesh si skuader.”

Prapa Interit eshte nje grup me skuadra. A keni ndonjeren frike?

“Eshte nje kampionat i kushtezuar ky me shume ndalesa per te gjithe. Por ka pasur edhe fitore te medha.”

“Per shembull prapa nesh Roma ka bere nje fitore te madhe. Lazio u duk sikur me ate fitore na parakaloi por nuk ka bere ndonje gje te madhe qe kur fitoi ketu.”

“Milani dukej i pamundur qe te mundej nga ne dhe te gjithe thonit se nuk do arrinim te fitonim kurre. Si doli ajo ndeshe? (ne kete moment hyn Gasperini qe akomodohet prane Spallettit). Ka shume ndeshje dhe shume pretendente.”

Si e keni pare sot Icardin ne fushe?

“Per kete flet Gasperini” (cohet dhe iken)…”

Nderkohe, perpara konferences per shtyp, fjalet e Spallettit kane qene keto: 

Pas demtimit te Brozovic, Interi me i mire u pa me Borja Valeron ne fushe?

“Interi luajti mire edhe me Gagliardinin dhe Vecinon, por ata kane karakteristika te ndryshme. Borja i dha nje ritem tjeter dhe na dha superioritet ne mesfushe.”

Si e ke pare Icardin?

“Per Mauron nuk flas sepse flitet gjithmone per te. A do ndaloni ndonjehere? Ka edhe lojtare te tjere. Edhe sot ishte dita e Interit jo e Icardit ashtu si thonit ju.”

“Si te gjitha ndeshjet e tjera ne te kaluaren dhe ne te ardhmen, luan Interi jo Icardi. Icardi duhet te luaje mire, duhet te pasoje mire me shoket ashtu si ka bere sot e duhet te vrapoje per shoket ashtu si bejne sulmuesit e kompletuar.”

Perisic sot i ka munguar dicka…

“E nisi ndeshjen keq, por me pas ndezi motorrin dhe beri detyrat qe i dhashe une. Ai perdor gjithmone logjiken gjate nje ndeshje.”

Eshte nje pike kjo qe ndihmon Interin te fitoje edhe nje pike tjeter ndaj kundershtareve.

“Une mendoj tek paraqitja e skuadres time e jo tek rezultati. Jam i qete nese skuadra luan nje futboll te mire e nuk shkoj pas golit qe me pas nese nuk vjen me duhet te vras dike. Skuadra ka luajtur mire, prandaj jam i qete.”

Si eshte Brozovic?

“Ka dhimbje ne muskul, ne ndeshjen e radhes mungon me siguri.”

Nota pozitive per sot?

“Maksimumi. 10. Shume paraqitje e mire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.