Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

931 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Totti? Kini pak respekt per tifozet e Interit. Lautaro? Le ta mbrojme. Penalltia? Ju jeni…”

Spalletti: “Totti? Kini pak respekt per tifozet e Interit. Lautaro? Le ta mbrojme. Penalltia? Ju jeni…”
Inter Club Staff

Tashme eshte arkivuar ndeshja me Fiorentinen dhe per Interin ka ardhur momenti te mendohet per Cagliarin, ndeshjen e dyte radhazi ne Meazza perpara se te rikthehen ne Champions te merkuren ne Eindhoven. 

Per kete dhe te tjera ka folur Luciano Spalletti i cili ka qene prezent si gjithmone ne qendren sportive Suning ne Appiano Gentile.

IC Albania sjell ne shqip edhe nje here tjeter konferencen e tij te plote:

Java qe nis neser per Interin a mund te jete ajo e se vertetes?

“Po, mund ta quajme edhe keshtu. Mund te na fuse njehere e pergjithmone ne rrugen e duhur drejt vendeve te para ne klasifikim. Kjo gje do te na ndihmonte shume sepse ndeshjet e para na larguan shume. Por tani jemi ne gjende te kemi ne dore fatin tone. Le te luftojme.”

Cfare thote Totti? E quani ceshtje te mbyllur apo te hapur?

“E imagjinova kete pyetje. E kuptoj kuriozitetin tuaj per te kuptuar nese eshte e vertete ajo qe ka shkruar, por nuk eshte dicka qe duhet te ma pyesni mua ne nje konference per shtyp te cilen e degjojne tifozet zikalter te cilet duan te degjojne per Interin, per te ardhmen tone por. Nuk ja lejoj vetes te flas per te tilla gjera kur ata kane vuajtur shume ne kete fillim sezoni. Le te flasim per Interin. Ketu nuk thithet nje ajer me Tottin por kemi nje kapiten qe quhet Icardi dhe nje jashte fushe qe quhet Zanetti. Duhet te flasim per lajme qe kane te bejne me Interin. Une librin do e lexoj, me qetesi e nese do te kete per te folur do te flas. Duhet pak kohe. Tani po luajme nga nje ndeshje cdo tre dite nuk kam kohe ti dedikoj gjerave te tjera. Ne kemi interesin e Interit mi te gjitha.”

Si po mberrini te kjo jave?

“Jemi ne nje faze ku do te kemi me te vertete mundesi qe te aplikojme futbollin tone dhe te tregojme rendimentin tone maksimal, potencialin qe ka kjo skuader qe per mua eshte shume i madh. Por eshte e qarte qe cdo gje do te kaloje nga rezultatet. E mira eshte qe te kem sa me shume lojtare ne dispozicion sepse per nje jave si kjo duhen 20 lojtare dhe jo 11. Na duhet ndihma e te gjitheve. Per te fituar duhen mundur edhe skuadrat e vogla dhe ne keto na hapin me shume probleme. Duhet te kemi lojtare ne gjendje maksimale dhe ti perdorim aty ku duhet.”

Sa i rendesishem eshte rikthimi i Lautaros? Mund te luaje nga minuta e pare? 

“Eshte e rendesishme sepse ne ADN ka mundesine qe te jete nje sulmues i frikshem dhe te mbaje topin me shoket ne sulm. Eshte nje lojtar shume i forte nga ana e karakterit, i forte. Nese arrijme ta mbajme keshtu, sepse ekziston rreziku qe per te mbajtur statusin e tyre lojtaret e rinj humbin dicka rruges. Kjo gje ndodh shpesh. Do te kerkojme ta mbrojme sa me shume te jete e mundur. Po, neser mund te luaje nga minuta e pare.

Miqte ne Firenze ju kane thene dicka pas Inter-Fiorentina?

“Ndonje batute toskane e kam marre por une po jua tregoj edhe juve si pakete. Kam pare njerez qe jane ankuar per dinamika loje. Nga ana e kendveshtrimit te tyre i kuptoj, sepse nese ju mediat i thoni qe Fiorentina ka pesuar nje gabim arbitrar, normal qe do te ankohen. Por nese i shpjegoni gjerat mire ju… Mbrojtesi i Fiorentines e mer me kujdes momentin, mbrojtesi i Fiorentines e prek topin fillimisht me dore dhe me pas me gishtat e tij. Topi ka ndryshuar totalisht drejtim. Quhet dore e paster ajo. Pastaj nese penalltia ishte e qellimshme apo jo nuk me plas shume. Por nese ju vini ne diskutim nje faull te dukshem me dore kjo nuk eshte ne rregull. Per te mos folur pastaj kur me flisni per kartonin e dyte ndaj Asamoah kur tek kartoni i pare i tij Chiesa ishte nisur ne pozicion jashte loje prej dy metrash. Por nese doni te beni rremuje, mund te beni sa te doni. Por une dua te kem raporte te mira me Firenzen sepse eshte qyteti i femijerise sime dhe kam miq femijerie qe jane tifoze te Fiorentines. Por faktet jane keto.”

Me cfare note e vleresoni Ninja Nainggolan ne kete moment?

“Nga 1 tek 10 po i jap nje 6. Po i jap nje note kaluese per potencialin e tij. Duhet te gjeje ate gjendje qe per momentin nuk ka patur mundesi ta kete per shkak te demtimit por ai eshte nje njeri qe ne 2-3 minuta te zgjidh ndeshjen. Per momentin e ben disa here gjate lojes por e presim ta beje kete gje gjate gjithe lojes.

Vrslajko do ja dale te jete perpara ndaleses se kombetareve? 

“Mund te mos rekuperohet dot perpara ndaleses se kombetareve. Eshte pothuajse i gatshem te stervitet ne fushe por deri me tani ka punuar ne palester. Pastaj do te kaloje ne fushe dhe do ta vleresojme aty. Per ne eshte nje problem i madh sepse duhen bere vleresime per kete, duhet kohe. Por kemi Danilon nga ai krah qe po luan shume mire.”

Loja e Icardit a e influencon ate te Nainggolan?

“Jo sepse ai topin e merr nga ata pas shpines dhe me pas shikon drejt portes. Eshte e qarte pastaj se gjuajtjet e tij me pas lindin nga mbrojtesat dhe mesfushoret e Interit. Por jo, nuk influencon.”

Kualiteti i ulet i mbajtjes se topit ne krahasim me vitin e kaluar ka te beje me karakteristikat e lojtareve apo me gjendjen qe nuk eshte me e mira akoma? 

“Viti ne kaluar kemi pasur njerez me cilesi te larta ne pasim si Borja Valero. Por ne fillim perdorem edhe Joao Mario. Eshte e qarte qe kemi rritur sasine e sulmeve tani per shkak te cilesive te lojtareve te blere dhe mbase kjo ka ndikuar. Duhet ti japim ekuiliber gjerave tani, duhet te punojme mire. Edhe pse nuk e kuptoj ende se pse ne momente te caktuara skuadra ne fushe bie ne ndertim. Pasi pesuam barazimin e Fiorentines, apo ne fillim te pjeses se dyte ndaj Torinos. Por kemi ardhur ketu pa inat, me shume pune te bere. Keshtu duhet te vazhdojme, per tifozet tane duhet te luftojme ne cdo ndeshje. Duhet ta meritojme tifozerine qe kemi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.