Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

913 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Une duhet te tregoj qe e meritoj Interin. Per Perisic dhe Dalbert ju them qe…”

Spalletti: “Une duhet te tregoj qe e meritoj Interin. Per Perisic dhe Dalbert ju them qe…”
Inter Club Staff

Kjo ka qene intervista e mister Luciano Spallettit sot ne prag te ndeshjes se neserme ndaj Sampdorias.

Inter Club Albania e sjell ne shqip per ju:

Si fillim, keto kane qene fjalet e misterit ne lidhjen direkte ne facebook: “Analizat behen te thella dhe nga to dalin numra per te organizuar te gjithe punen e javes. Mendoj se ka disa rezultate shume te mira qe duhet te mos i harrojme. Rezultatet e ndeshjes se dyfishte me Napolin ku asnjehere nuk kemi pesuar gol do te thote se jemi kompakt kur duam dhe jemi te perqendruar. Menyra si futesh ne loje? Ajo eshte gjithcka. Ata jane nje skuader e mire, me nje teknik te madh dhe me staf super. Kunder tyre hapsira apo kohe nuk ka. Duhet ti mundesh duke i perllogaritur levizjet dhe me shpejtesi. Por le te kthehemi tek e nesermja, pres nje ndeshje qe do te luhet deri ne sekondat e fundit. Nje ndeshje qe tifozet do e vleresonin.”

Me pas, tekniku zikalter spostohet ne sallen per shtyp.

CHAMPIONS – “Kalomn nha Marassi por edhe nga ndeshje te tjera, por mbi te gjitha nga ndeshje te rendesishme si ajo neser. Samp luan nje futboll modern, ne nje stadium ku kane fituar shume pike e kane lene pak. Champions vertet kalon nga neser, por edhe nga ndeshjet e tjera. Ne kemi nevoje per paraqitje te mira dhe pike.”

PERSONALITET – “Pres shume personalitet nga skuadra ime. Kete po. Peshorja e karakterit duhet te anoje si ne dy ndeshjet ndaj Napolit. Fakti qe ne disa ndeshje arrijme te kemi ekuiliber dhe te jemi kompakt duhet te na beje te mendojme. Nga aty mund te lindi gjithcka. E rendesishme eshte te perserisim gjerat e mira. Te vrapojme shpejt dhe kjo te behet dicka e perhershme.

DEKLARATAT PER KUALITETIN – “Me shume nje problem i juaji se sa i joni. Ne po kerkojme zgjidhje, te fusesh brenda ne kete skuader disa ingridiente eshte menyra e duhur per te krijuar nje skuader te forte. Duhet te kemi ate hap, te interpretojme ndeshjet dhe te luajme futboll. Shpesh here nuk japim gjithcka nga vetja, do i them keto gjera deri sa ta kuptojne te gjithe qe mund te bejne me shume.”

PERISIC – “Dje ishte Crespo per te pare stervitjen dhe po shikonim bashke Perisic qe po stervitej i vetem. Nga nje futbollist kaq i rendesishem i futbollit boteror si Hernan erdhen disa shpjegime te kualiteteve jashte normales per kete lojtar qe ne njohim dhe kemi folur kaq shume keto kohe. E qarte se nese na jep nje ndihme tek ndeshja do te ishte super, por shoh qe ne kete moment nuk eshte dicka e thjeshte per te gjithe. E pranojme Perisic keshtu si eshte dhe ecim perpara sepse nese ai eshte ne top forme mund te na jape gjithmone ate qe na mungon. Perisic per mua eshte nje lojtar qe do e doja me vete ne cdo skuader.”

MESFUSHA – “Kerkojme qe te parashikojme gjithcka. Ne ndeshjet e fundit kisha vene re nje lodhje tek ata, prandaj kam bere disa ndryshme. Ndonjehere vendimet jane te veshtira, krijojne veshtiresi, por duhet te fitojme ndeshjen me ata qe shkojne ne fushe.”

SHUME PAK GOLA TE SHENUAR – “Golat e shenuar varen shume nga periudhat qe po kalon. Kur ke qetesi mund te gjesh shume rruge deri tek goli dhe mund te mbeshtetesh tek kualiteti individual por ne nje periudhe si kjo eshte me e veshtire. Sipas meje kane ndryshuar gjerat per mire ne ndeshjet e fundit. Qe neser pres qe te shikoj nje zhvillim te metejshem te ketyre gjerave qe kane ndryshuar.”

INTERI VIRTUAL – “Une kam nje kontrate per dy vite dhe duhet te tregoj se e meritoj nje klub kaq te madh. Kam ketu dy drejtora qe i respektoj shume per kualitetin e futbollit dhe kontratave. Nepermjet tyre arritem te mernim dy lojtare te rendesishem ne janar. Kur thashe ashtu te dielen, e kisha me emrat qe nxirni ju neper gazeta, jane emra qe shqetesojne dhomat e zhveshjes dhe lojtaret. Nga keto diskutime kemi sjelle ne shtepi nje njeri si Lisandro dhe nje si Rafinha qe e njihja shume pak por Walter dhe Piero ma kane shpjeguar mire dhe po e shoh gjithmone e me shume pjese te grupit.”

FLUTURIMI CHAMPIONS – “Do te na e bejne jeten e veshtire, por nuk duhet te shpresojme tek te tjeret. Duhet te kemi bindjen dhe forcen qe te bejme 11 ndeshje te nje niveli shume te larte. Nuk duhet thjesht te luajme mire, por duhet te japim maksimumin tone. Kjo do te beje diferencen. Motivimet duhet te jene me 100 ne ore, nga ketu e deri ne fund, gazin ne fund dhe te shtyjme sa me shume.”

ULJE DHE NGRITJE – “Me shume mundesi nuk jam ne lartesine e duhur te gjej nje pergjgije per pyetjen tende. Ne disa ndeshje jemi perfekt, kunder Napolit, Juventusit, Romes, dhe te gjitha skuadrat qe tentojne per lart, kemi qene ne maksimumin tone. Me pas, se cfare na ndodh kur luajme me ato poshte…”

PERISIC PERSERI – “Une e kam pare natyral dhe te qete. E kam pare te tregoje kualitetin e tij cdo moment te cilin e ka te padiskutueshem. Nje si ai deshiroj ta kem gjithmone dhe ta stervis. Ka periudha qe jo cdo gje shkon si deshiron dhe duhet ta qepim gojen dhe te ecim perpara. Kam shume besim tek ai sepse eshte nje person teper i madh dhe ne fund, nese nuk do te japi rezultatet qe presim, mund te me beni sa pyetje te doni per te.”

DALBERT – “Sipas meje po rritet shume, po stervitet mire. Ka hasur shume veshtiresi por nuk eshte dorezuar. Disavantazhi i tij ka qene se erdhi ketu kur kampionati sa filloi dhe nuk mundi te luante me ne as edhe nje miqesore. Te luash menjehere ndeshje zyrtare behet direkt nje provim per ty dhe kjo nuk eshte veshtiresi e vogel. Kjo gje nuk e ben te jetoje ne qetesi. Sistemi nervoz i ndeshjeve i ka krijuar veshtiresi gjithashtu per ceshtje emocionesh, por cdo gje eshte ne rregull. Do te kete shansin e tij edhe ai sepse eshte teper i rendesishem.”

CFARE MUNGOI NDAJ NAPOLIT – “Pasi e ripashe ndeshjen ritrasmetim mund te them qe eshte e sakte ajo qe mendova gjate ndeshjes. Ne rekuperuam shume me shume topa se ata, por ndryshimi ishte se ata i kthenin ne raste kurse ne jo. Keto numra vendosin fatin e nje ndeshje. Ne kemi humbur topa sepse gabonim kurse ato kane humbur topa sepse i rekuperonim ne. Kjo gje duhet rregulluar.”

VIDEO E KONFERENCES PER SHTYP TE SPALLETTIT: 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.