Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,508 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Une shoh armiq? Jo vellezer, problemi eshte tek ju. Joao Mario? Ja pse luajti ai…”

Spalletti: “Une shoh armiq? Jo vellezer, problemi eshte tek ju. Joao Mario? Ja pse luajti ai…”
Inter Club Staff

Nuk kishte nevoje per shume fjale. Ishte per tu treguar se me Barcelonen mund te ndodhe qe te humbasesh ne Spanje, por qe Interi rrugetimin e saj pozitiv e ka filluar me Tottenham dhe nuk ka ndermend ta ndale. Zikalterit sot dominuan totalisht ndaj Lazios dhe tani gjenden me 22 pike ne klasifikim.

E keshtu, ne fund te ndeshjes ka folur edhe Luciano Spalletti. Keto jane fjalet e teknikut zikalter:

A deshironi ti vini nje etikete anti-Juve skuadres?

“Ne na mjafton paraqitja sot dhe ne duhet te jemi anti-Inter. Kemi mundesine te luajme ndeshje si kjo, sic dime ne por ajo qe nuk duhet te bejme eshte te mos leshojme pe. I kemi dhene ne pjesen e dyte shanse per te shenuar dhe kjo mund te na krijonte probleme. Une shoh nga ndeshja ate qe nuk duhet te benim, jo vetem fitoren.”

Zgjedhja e Joao Mario ka cuditur te gjithe. Po De Vrij jashte?

“Per mua nuk ishte nevoja te fusja De Vrij dhe ta vershellente i gjithe stadiumi. Ai eshte nje djalosh shume i ndjeshem dhe njerezor deri ne pafundesi. Nuk doja qe ta fusja ne nje fushe ku gjendja shpirterore nuk do te ishte nder me te mirat. Borja Valero ndaj Barcelones luajti shume mire por pati goxha veshtiresi. Une fus gjithmone lojtaret qe na japin mundesi dhe na vene ne kushte per ta luajtur sa me mire ndeshjen.”

A je i kenaqur me Joao Mario?

“Ne pjesen e dyte ka mbajtur topin me shume sa sa duhet, por ideja ishte ajo e stafetes dhe e dnimin qe do te luante mire kur ndeshja te behej e nxehte.”

Zgjedhjet e bera?

“Sot kemi bere nje ndeshje te mire e. Kemi kaluar nga te qenit nje skuader pa loje ne nje skuader qe ka bere nje pjese te pare te mire, apo jo? E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te afrimit te Brozovic por edhe per shkak se Miranda dhe Skriniar kane levizur mire topin drejt mbrojtesave te krahut. Kemi bere mire dhe kemi shfrytezuar mire edhe hapsirat e Lazios.

Nje tranjer eshte i lumtur kur shpik dicka. Shikoj nje Inter te bindur se Brozovic eshte celesi? 

“Une jam dakort me ju. Marcelo eshte nje busull e vertete, e njeh futbollin, ka pasterti ne pasime dhe ne gjetjen e njeriut bosh. Ndonjehere e prek me shume se sa duhet topin sepse ai duhet te jete nje mediano qe sposton topin edhe pa e prekur dhe duhet ta vere ne veshtiresi kundershtarin.”

“Por tani qe po luan kete rol eshte bere thelbesor per ne sepse i di mire aftesite e tij, ka saktesi dhe personalitet. Eshte nje futbollist i forte.”

Pas Parmes a kishe dyshime?

“Kur vjen per te luajtur tek Interi ose ben rezultate te medha ose perfundon te besh ate qe kane bere te tjeret vitet e fundit. Kush deshiron ti lere gjerat si jane le te hapi rrugen. Presidenti ishte i qarte ne ate qe tha: duhet ambicje dhe lojtaret duhet te bejne ndeshje te nje niveli si ky me kete sjellje dhe kunder skuadrave te medha si Lazio.”

Ti shpesh here shikon armiq.

“Jo vellezer, ky eshte mendimi juaj. Une te them ate qe mendoj ne baze te asaj qe me thuhet. Une them anti-Inter sepse nese falim topin sic e falem pjesen e dyte, behemi nje skuader normale. Pastaj nuk dua polemika. Por nese me sulmojne duhet te perballemi, se keshtu funksionon…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.