Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

259 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Varet gjithcka nga ne. Do te themi fjalen tone ne Europe”

Spalletti: “Varet gjithcka nga ne. Do te themi fjalen tone ne Europe”
Bujar Berishaj

Ne prag te transfertes se Bergamos kunder Atalantas, ashtu si zakonisht, Luciano Spalletti i eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve gjate konferences per shtyp ne Suning Training Centre. Keto jane fjalet e tij:

Eshte nje nga mundesite e fundit per te kaluara para ne klasifikim?
“Si rezultat ai i Torinos nuk ka qene shume i mire, edhe sepse per menyren se si po punonte skuadra gjate javes kemi merituar me shume, e njejta vlen edhe per ate qe eshte pare ne fushe. Jemi te vetdijshem qe mundesite do te jene gjithmone e me te pakta dhe duhen shfrytezuar, duhet te fitojme duke pare se do te jete edhe derby i Romes dhe mund te kthehemi ne kater vendet e para. Varet nga”.

Si jane Vecino e Candreva?
“Duhen vleresuar. Vecino, Candreva, Miranda, ka tre ose kater situata per t’u vleresuar. Edhe per Gasperinin do te kete mungesa te rendesishme si Petagna dhe Ilicic. Kemi te gjithe defektet tone ne kete pike te kampionatit”.

Mund te impenjohet Rafinha ne mesfushe?
“Duhet te jemi te vemendshem por mund te behet sepse edhe si trekuartist vjen prapa per te zhvilluar aksionin, por mendoj qe eshte me mire ta leme si trekuartist”.

Jeni i befasuar nga rezultatet e dy ekipeve italiane ne Champions?
“Jo sepse futbolli italian po nivelizohet me ate europian. Edhe ne tashme pelqejme te nisemi nga prapa me posedim topi. Po punojme sic duhet. Juventus ishte gati te permbys nje rezultat te veshtire, Romes tashme i kam bere komplimente dhe i bej serish. Bravo per ta, tani gjithcka eshte e mundshme”.

Cfare mendoni per futjen e VAR ne Europe dhe fjalet e Buffon pas Real-Juve?
“Per VAR tashme kam folur, sipas meje do te perfshihet ne nivel boteror sepse eshte dicka e duhur. Kane qene te zote ata qe kane pasur guximin ta japin si ide dhe pastaj ta implementojne kur shume tjere, dikush sepse ishte komod ashtu sic ishte, ka dalur kunder. Per Buffon nuk me perket mua te komentoj. Degjoj dhe vezhgoj situatat, bej nje ide time por komentuesit profesionist jeni ju”.

Ne Torino gjate minutave te pare ju ka munguar ajo qe Roma i beri Barcelones?
“Kemi bere ndeshjen qe duhej te benim. Kemi kerkuar te shkojme ne gjysmen e tyre. Disa here ja kemi dalur disa here jo, e pastaj kur del nese nuk je i vemendshem prapa lihen hapesira per kundersulme. Si ajo qe ka ndodhur ne aksionin e golit. Pesuam gol kur po benim ate qe beri Roma. Perisic ishte i zoti ne ate intervenim qe vetem ai di te bej, pastaj ishte i pafat. Por ajo ndeshje ka kaluar. Jemi brenda kornizes qe prisnim ne fillim te kampionatit. Une mendoja se do te kishte edhe skuadra tjera ne kete kornize pervec neve, Romes e Lazios. E mendoja Milanin por edhe Atalantan”.

A eshte gati Rafinha ne nivelin fizik per kete pjese te mbetur kampionati?
“Eshte nje lojtar qe mund te na ndihmoj shume, por Interi ka ditur t’ia dal edhe pa te. Sigurisht eshte nje lojtar i forte qe ka nje gjendje te duhur per t’u zgjedhur”.

Kujt i referoheshit kur thate se dikush ishte kunder VAR sepse i shkonte mire pa te?
“Atij (atij, e thote me shaka duke iu drejtuar shefit te salles per shtyp).

Cfare ju ka munguar kur nuk keni pasur rezultate?
“Nuk kemi qene te mire per te bere nje futboll me sulme ne thellesi duke derguar nje numer te madh lojtaresh ne zone dhe kjo na ka krijuar veshtiresi. Megjithate kemi mbajtur nje ekuiliber dhe kompaktesi ne mbrojtje. Jam vonuar pak per te gjetur zgjidhjen me te mire pa humbur kompaktesine”.

Pas Cagliarit, Interi eshte skuadra qe shenon me me pak lojtare. Nje rastesi apo ka nje shpjegim?
“Pak rastesi por nga ketu e tutje do te shenojne edhe tjeret”.

Skuadra ka marre me pak pike ne dy ndeshjet e fundit. Ka dicka ne te cilen keni punuar ne menyre qe te kete nje lloj garancie per rezultatin?
“Gjate javes behet gjithmone e njejta pune, nje analize per ate qe ka ndodhur dhe per skuadren kundershtare. Pastaj zhvillimi i aksionit, faza e posedimit te topit, duke kerkuar qe te qarkullohet shpejt atehere kur kjo nuk eshte per t’u vene ne diskutim. Ne te kaluaren nuk e kemi kontrolluar topin mire, sepse kemi humbur edhe shume topa. Tani jemi permiresuar, por duhet te stervitemi gjithmone. Pastaj sulmi ne porte, pas shpines se vijes mbrojtese te kunderhstarit. Kjo eshte e gjitha, ato qe na bejne keq jane levizjet ne zonen afer portes ose pas mbrojtjes. Duhet te jemi te vetedijshem per sjellet e Atalantas per te sulmuar porten”.

Duke i pare italianet ne Europe sa mendoni se eshte i madh boshlleku mes juve dhe nivelit gjeneral?
“Nuk ka boshllek te madh te skuadrave italiane me ato ne Europe. Ndoshta me ne, qe s’jemi akoma brenda. Duam te jemi. Do te jemi te vetdijshem qe do kemi per te thene fjalen tone nese do te jemi. Sipas meje futbolli italian po permiresohet. Napoli ka dalur jashte por ka treguar kualitet. Kemi nje menyre te mire pune”.

Roma i ka mahnitur te gjithe. Keni menduar se ka nga puna e juaj ne ate kualifikim?
“Jo, meritat jane te Romes se ketij viti. Une kam punuar me nje skuader te forte qe ka arritur me nje pike para Napolit duke e lene skuadren ne Champions. Pjesa tjeter eshte merite e Di Francescos”.

Cfare mendoni per vullnetin e Dalbert per te qendruar pas nje viti me pak hapesire?
“Mendoj se eshte e drejte qe vleresimet te behen ne fund te kampionatit. Te shohim cfare do te sjellin ndeshjet e fundit. Sa do te impenjohet. Ai eshte nje djal i mire dhe ka kualitete. Vrapon shume, nje te majte qe mund te krahasohet me lojtaret e forte. Pastaj duhet qetesi per te dhene me te miren. Nese flitet per te une nuk e kam ndihmuar por une duhet te ndihmoj Interin. Sipas meje mund te ndodh gjithcka, jane vleresime qe do te bejme me klubin dhe me te sepse meriton te perfshihet ne diskutime qe perkasin me te”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.