Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

862 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti zbulon: “Kur erdha tek Interi ne fillim gjeta nje armik shume te madh. Ai ishte…”

Spalletti zbulon: “Kur erdha tek Interi ne fillim gjeta nje armik shume te madh. Ai ishte…”
Inter Club Staff

Bilanci per eksperiencen tek Interi per Luciano Spallettin duket se eshte pozitive. 

Tekniku ka arritur te dergoje perseri ne Champions League klubin pas shume vitesh mungese dhe eshte ne gare per te kaluar ne raundin tjeter.

Gjithesesi Spalletti deshiron gjithmone e me shume dhe endrra e tij eshte te rikteje fitoret tek Interi.

Eksperience pozitive, por jo pa veshtiresi ajo tek Interi. Kete gje e ka nenvizuar pikerisht ai per Corriere della Sera ku ka zbuluar edhe ate qe ai e ka quajtur si “armikun me te madh te Interit”:

“Kur erdha ketu gjeta nje armik shume te madh. Ishte mungesa e besimit ky armik dhe nuk kam me te voglin dyshim.”

“Kam kerkuar ti bej lojtaret te kuptojne se te gjithe kishim perpara te njejten pengese por vetem si Inter mund ta kalonim ate pengese dhe jo si Perisic, Icardi apo si Miranda.”

“Vetem si skuader e jo si individualiste. Pasi arritem Champions League kam shnderruar dorezimin ne entuziazem.”

“Skuadra eshte ne evolucion, por e di qe nuk do te arrije kurre te jete ne fushe ajo qe eshte ne mendjen time: kur afrohet te qenit afer idese time, atehere une ne menyre natyrale rris pritshmerite dhe keshtu nuk ndalemi kurre.”

“Por te pakten armikun deri me tani e kemi mundur. Duhet te vazhdojme te fitojme ndaj tij.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.