Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

622 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Cfare nuk shpikem per te ardhur ketu, le te japim gjithcka tani. Neser pres qe skuadra…”

Spalletti: “Cfare nuk shpikem per te ardhur ketu, le te japim gjithcka tani. Neser pres qe skuadra…”
Ardis
  • On 02/10/2018, 20:27

Mbas deklaratave te leshuara per konferencen per shtyp te Handanovic dhe de Vrij, eshte rradha e Luciano Spallettit per te folur ne konferencen per shtyp mbi ndeshjen e Champions League midis Interit dhe PSV-se.

Keto jane pergjigjet e teknikut te Certaldos ndaj pyetjeve te gazetareve:

Pika me e forte e PSV-se?

“Ata kane disa kualitete, jane nje skuader qe jane te fuqishem ne aspektin e fizikut. Kane lojtare te rendesishem dhe japin impakte ne cdo moment te ndeshjes sepse e interpretojne futbollin ashtu si Van Bommel: eshte dukshme qe skuadra eshte e stervitur nga nje si puna e tij sepse shfaqin karakterin qe ai kishte kur ishte futbollist”.

Do ju pelqente nje barazim neser?

“Pavaresisht se une nuk bej llogaritje ne parim, keto gjera te vendosin ne pozicion te sikletshem kur kerkon qe ti percosh nje mesazh skuadres. Sepse lojtaret e shikojne kur ti shpreh frike ose dicka te ngjashme me te dhe qe nuk beson ne kualitetet e tyre. Dhe per kete jam i sigurte qe menyra e duhur eshte te projme te fitojme ndeshjen, mbase edhe te fiksojme ne mendje “kurthet” e kundershtareve qe jane lehtesisht te evidentueshme”.

Nese do te merrnit nje rezultat pozitiv, cfare do te thonit?

“Te fillojme te pergatisim ndeshjen sa me mire ne aspektin mental duke e ditur mire rendesine qe ka sepse duke filluar qe sot, duke pare edhe kundershtaret, ajri qe qarkullon po fillon te behet i rende. Eshte e qarte se duhet te bejme me mire, “per te marre fryme me forte”, sidomos neser. Ndeshja eshte shume e veshtire dhe do te duhet personalitet dhe force qe te arrijme rezultat. Brenda ne ndeshje duhet te japim maksimumin.”

Pret nje PSV si ajo e kampionatit apo si ajo qe ka humbur 4-0 ndaj Barcelones?

“Kampionati hollandez eshte shume i mire sepse luajne ne menyre shume te bukur futboll. Nese do te beja nje analize, sipas meje ata jane penduar qe i dhane fushe per loje Barcelones ne ndeshjen e pare. Ne duhet te jemi te shpejte qe te veme ne praktike idete qe kemi. Nese arrijme ta bejme, do te kete plot mundesi per te shfrytezuar. Te mos harrojme qe ne kampionatin hollandez eshte edhe Ajax qe ka fituar 3-0 ndaj nje skuadre shume te mire. Ata u treguan te zotet te mos i linin te benin “xhap”.

Karakteristikat e PSV mund te sjellin ndonje ndryshim ne nivel taktik?

“Po bejme permiresime duke qendruar keshtu. Kemi pasur disa dyshime rruges por ideja ka qene nje e vetme: do te vazhdojme me 4-2-3-1, pak a shume si moduli i tyre.”

Pas ndeshjes me Cagliarin na the se problemet lindin nga presionet: cfare pret ne ndeshjen e neserme?

“Duke pasur te besh me profesioniste dhe me njerez inteligjent, une pres qe ata te jene gati nga ana mentale dhe nga ana e leximit te ndeshjes. Ndjesia e pare qe kam eshte ajo sepse duhet te bejne dicka per te qene gati per cdo rast. Kampionatin e kaluar kemi luftuar per kete moment. Kemi shpikur gjera per te ardhur deri ketu. Neser duhet te jemi ne lartesin e Champions.

Si jane D’Ambrosio dhe Vrsaljko? Sa mundesi ka qe te shohim Skriniar ne te djathte?

“Nuk do te luaje Skriniar ne krah te djathte. Kemi D’Ambrosion qe eshte mire dhe gjendet ne gjendje perfekte. Mbi te gjitha Skriniar ne te djathte nga minuta e pare nuk do te luaje. Vrsaljko ka bere programin e tij individual duke e zhvilluar mire por eshte e qarte qe me dy stervitje me skuadren nuk i ka minutat ne kembet e tij. Por eshte e mundur qe te jete tek 20 lojtaret e grumbulluar neser. Gjithcka do ta vendos pas stervitjes se sotme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.