Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Derby vlen me shume se nje sezon, duhet te jemi te keqinj. Icardi super gati. Karamoh…”

Spalletti: “Derby vlen me shume se nje sezon, duhet  te jemi te keqinj. Icardi super gati. Karamoh…”
Inter Club Staff

Vigjilje ndeshje jo si gjithe te tjerat ne shtepine zikalter: te dielen ne darke eshte derby, e qe shikohet nga te gjithe si pika e ktheses se sezonit.

Per kete por edhe te tjera, Luciano Spalleti ka folur sot ne konferencen per shtyp ne Suning Training Center. Ja fjalet e tij:

Mund te jete ndeshja e ktheses?

“Ndjesite jane shume te bukura. Do te luhet ndeshja me e bukur e kampionatit. E dime rendesine e saj. Dua te vendosim fatin tone. Duhet te arrijme te ndeshja duke ditur aftesite tona”.

Si e keni pare Icardin?

“Shume te gatshem. Atyre qe jane te forte derby u jep ndjesi te vecanta”.

Jeni i bindur qe skuadra ka dicka me shume se Milani?

“Klasifikimi nuk do te ndryshonte shume ne rast barazimi. “Piket thone shume sepse i kemi grumbulluar ne. Gjeja me e veshtire do te jete qe te vendosim situatat dhe te luajme hapur me kualitetet tona”.

A eshte Suso lojtari qe ju shqeteson me shume?

“Mua me brengos fakti qe lojtaret e mi nuk bejne ate qe dine te bejne, te tjeret nuk me shqetesojne sepse mua me befasonte fakti i klasifikimit te tyre me pare. Kane lojtare te mire por do te perballeni te bindur qe kemi kualitet”.

Cfare deshiron te shohesh neser nga lojtaret?

“Guximin per te bere zgjedhje te rendesishme. Duhet guxim dhe te jemi te forte. Kjo ndeshje eshte e ardhmja jone. Duhet te analizojme ne menyre korrekte cfare mungon nga ketu deri ne fund”.

Keni ndonje dyshim para ndeshjes?

“Dyshime ka gjithmone ne kete pike te sezonit, sidomos per ceshtje fizike. Cancelo do te luaj si mbrojtes krahu”.

Cfare mendon per ate qe thuhet rreth bilancit te klubit keto dite?

“Qe eshte e gabuar te kushtezosh gjykimin e tifozeve. Ka me shume rregull nga ajo cfare thuhet jashte. Interi eshte i organizuar dhe per te qendruar brenda rregullave jane krijuar probleme dhe eshte kritikuar. Klubi ben mire qe mbrohet sepse keshtu nuk modifikohet mendimi i shume njerezve te pasionuar. Dhe eshte e drejte ta jetojne keshtu pasionin e tyre”.

Si e keni pare Candrevan si trekuartist?

“Ka luajtur ndeshjen e fundit dhe e kisha provuar shpesh ne stervitje. Me Cancelon qe shtyn nga prapa ai shkon nga qendra. Mund te luaj”.

Pafajsia e Karamoh mund te jete nje arme e rendesishme ne kete ndeshje?

“Karamoh shikon shume me larg se muri qe ka ngjitur. Te qendrojme te qete, sepse ai eshte dikush qe mund te luaje ne cdo ndeshje.

Te fitosh do te thote te mbushesh nje hendek?

“Do te thote te fitosh nje ndeshje qe vlen per nje nga faqet e historise se ndeshjeve te bukura. Duhet pasur kujdes entuziazmi i atyre qe jane mbrapa. Tani duhet te vendosim te ardhmen tone. Periudha e ulje-ngritjeve duhet ti perkase te kaluares e nuk duhet lejuar me te ndodhe.”

Ne keto ndeshje skuadra ka dhene dicka me shume se te tjerat.

“Eshte e vertete sepse ata e ndjejne rrezikun, por duhet ta bejme edhe ne ndeshjet e tjera, edhe pse ne menyre jo te vullnetshme nuk na del ndonjere. Dje po benim shaka me Rafinhan per rezultatin e fundit te Barcelones. Ndodh, por eshte e rendesishme qe te jesh ne nivelin e futbollit ku jeton. E shume shpesh, edhe pse jo gjithmone, ne e kemi bere.”

Cfare mendon per Gattuson?

“Edhe armiku me i keq nuk mund te anulloje ate qe ka bere. Ka bere shume mire me armet qe ka ne dispozicion. I ka dhene karikim dhe emotivitet lojtareve. Nuk e njoh personalisht, por eshte transparent. Duket. I bej komplimentet e mia.”

Cfare do e beje diferencen neser? Mund ta beje eksperienca jote me e madhe?

“Eshte shume e rendesishme te mos shkosh verdalle neper fushe kot me kot, por te kesh nje objektiv per te arritur. Per eksperience Gattuso ka me shume se mua. Ai keto ndeshje i ka luajtur shume me shume se une.”

A mund te ndikoje tek Milani sforco ne Kupen e Italise?

“Une do te preferoja te luaja pa ndeshjen e se merkures. Lojtaret duhet te kene bindjen se mund te luajne. Per periudhen qe po kalojne, ajo ndeshje i ben te ndihen me pak te lodhur, jo e kunderta.”

A ju ka zhgenjyer ndonje lojtar?

“Jo, absolutisht jo. Jam i lumtur me ate qe me kane dhene. Te gjithe jane ne gjendje te degjojne, une duhet te gjej menyren e duhur per ti motivuar. Sic e kam thene, jam shume i zoti nese bej mire punen time sipas tyre, jo sipas jush.”

Si jane Borja Valero dhe Miranda?

“Miranda eshte i rekuperuar dhe mund te luaje te gjithe ndeshjen. Borja ka nje gjendje gripale per tu vleresuar.”

Agjenti i Kondogbia eshte rikthyer tek situata duke thene se do te ishte me mire te zgjidhte Milanin dhe jo Interin, duke pare presionet qe ka pasur tek klubi zikalter.

“Nese do te isha une futbollisti, do te ndryshoja agjent. Nese deshiron te shkoje diku tjeter le te shkoje. Le te sjelli parate dhe le te ike.”

Thuhet se ne Rome derby eshte edhe me i perjetuar, por nje derby si ky ketu, a vlen sezonin?

“Derby vlen edhe me shume se nje sezon. Ajo qe vlen eshte spektakli ne nje ndeshje si kjo. Nuk ka kombe apo ngjyra. Vetem pasion te perbashket. Sipas meje Milano eshte perfekte per te derguar mesazhe te bukura nepermjet nje derby sic e ka bere edhe me pare. Ketu shikohet si zbavitje, si pasion i rendesishem. Ketu nuk thuhet se je tifoz kundershtar, por tifoz i skuadres tjeter. Pastaj nje ndeshje si kjo, vlen shume me shume se nje sezon, e thashe.

Perisic ka bere shume hapa prapa. Si e keni pare?

“Mendoj se nuk vendos kurre vetem nje lojtar per gjendjen e nje skuadre. Ivan eshte nje lojtar shume i forte, qe do doja gjithmone me mua neser. Do e shikoni ne fushe qe do te jete nder me te miret.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.