Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Speciale – 97 milione arsye se perse duhet te blihet Joao Cancelo!

Speciale – 97 milione arsye se perse duhet te blihet Joao Cancelo!
Inter Club Staff

Tek Interi, ne periudhen pas Maicon kane ardhur me shumice mbrojtesa krahu te cilet kane deshtuar ne lenien gjurme ne klubin zikalter. 

Lista eshte shume e gjate, me lojtare nga Amerika Latine dhe jo vetem qe nuk ja kane arritur te tregojne ne fushe vlerat e tyre qe perpara transferimit tek zikalterit ata i kishin treguar me klubet respektive.

Sot do te flasim ne vecanti per blerjet e Interit per krahet e mbrojtjes qe prej 2011 e deri me sot, 2018.

Plot 7 vite te kaluara me lojtare qe ne fushe nuk kishin treguar asnjehere nje nivel prej Interi, deri kur erdhi nje portugez.

Behet fjale per Joao Cancelo, qe shume tifozeve zikalter i ka kujtuar Maicon dhe i ka bere ta shikojne krahun e djathte te mbrojtjes se Interit si nje prej pikave te forta te kesaj skuadre.

Blerja e Joao Cancelo eshte kthyer ne nje kryefjale te lajmeve ditore prej javesh tashme tek Interi.

Shkak per kete eshte shifra teper e larte e vendosur nga Valencia ne momentin e huazimit per blerjen e tij nga ana e zikalterve kete vere: plot 35 milione euro.

Pyetja qe shume kane bere ka qene: A ja vlen te shpenzohet kaq shume per nje mbrojtes krahu? 

Na besoni qe po, sidomos per nje klub si Interi ja vlen shume sepse skuadra zikalter ne kerkim te nje lojtari te ‘sakte’ te krahut, ka shpenzuar rreth 100 milione euro ne merkato vetem per kete pozicion.

Lista e lojtareve te ardhur gjate vitit te fundit dhe pas Maicon neper krahet e mbrojtjes tek Interi eshte shume e gjate dhe vijon si me poshte:

Yuto Nagatomo, 2011 – kosto 9 milione euro

Jonathan, 2012: kosto 5 milione euro

Alvaro Pereira, 2012: kosto 16 milione euro

Wallace, 2013: kosto 2 milione euro (huazimi)

Dodo Pires, 2013: kosto 11 milione euro (bashke me bonuse)

Danilo D’Ambrosio, 2014 – 5 milione euro

Davide Santon, 2015: kosto 7 milione euro

Alex Telles, 2015 – kosto 2 milione euro (huazimi)

Related image

Ansaldi, 2016 – kosto 12 milione euro

Dalbert, 2017 – kosto 28 milione euro

(i sapoardhur, por nga ajo qe ka treguar deri me tani, shanset jane shume qe ti bashkohet listes me lart)

Totali eshte 97 milione euro. 

Pra, kosto e Interit gjithe keto vite deri ne momentin qe ka arritur tek Cancelo ka qene plot 97 milione euro.

Nese shikojme gjithe keto para te cuara dem deri me sot me lojtare te cilet kane deshtuar apo me lojtare qe nuk e kane treguar asnjehere veten ne lartesine e Interit, jemi te sigurt kur themi se 35 milione euro jane shume per Cancelo?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.