Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

546 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – A ka të drejtë Lautaro Martinez?

SPECIALE – A ka të drejtë Lautaro Martinez?
Inter Club Staff

Sulmuesi argjentinas shpesh ka shprehur pakënaqësitë për aktivizimin e pakët që i bën Spalleti.

Më shumë sesa lojtari ankohen menaxheri dhe babai 21 vjecarit. Madje pas humbjes në Londër babai argjentinasit shpërtheu në akuza me një postim në twitter kundër trajnerit zikaltër.

Lautaro 21 vjec u transferua te Interi për 16 milion euro nga Racing deri tani është aktivizuar 382 minuta në të gjitha kompeticionet me ekipin zikaltër nga të cilat 3 ndeshje si titullar dhe 2 gola të shënuar.

Por le të analizojme dhe krahasojmë analogjite me disa lojtarë të tjerëtë pak aktivizuar deri tani kur jane luajtur 14 + 5 (Champions) ndeshje ose 1710 minuta ne total.

Vinicius, 18 vjec te Real Madrid per 45 milion euro dhe është aktivizuar vetëm 73 minuta në të gjitha kompeticionet me ekipin.

Image result for vinicius real madrid

Malcom, 21 vjec u transferua te Barcelona për 45 milion euro dhe është aktivizuar vetëm 97 minuta në të gjitha kompeticionet me ekipin.

Schick, i transferuar te Roma për 35 milion euro sezonin e kaluar kur ishte 22 vjec por ndërkohë kishte 1 vit eksperiencë në Serinë A me Sampdorian, është aktivizuar 600 minuta në të gjitha kompeticionet me ekipin por duhet theksuar që prej 2 ndeshjesh është demtuar sulmuesi kryesor dhe titullar i Romës, Dzeko.

Related image

Douglas Costa i transferuar te Juventus për 45 milion euro është aktivizuar vetëm 372 minuta në të gjitha kompeticionet me ekipin.

Icardi erdhi 20 vjec te Interi për 13 milion euro në 2013 por ndërkohë kishte 1 vit eksperiencë në Serinë A me Sampdorian, deri javën e 14 kishte shënuar vetëm dy gola (e mbylli sezonin me 9 gola) pothuajse ka luajtur gjithmonë si zëvendësues i Militos.

Pra, asnje nga të sipërpërmendurit: as talenti i ardhur me bujë në Madrid nga Brazili, as briziliani i Barcelonës i blerë me bujë (lufta me Romën), as sulmuesi elegant Cek që thuhej se Roma ja rrembeu Interit, as braziliani Juventusit një lojtar i afirmuar si me Bayernin edhe në Torino as Icardi që në 2013 cilesohej killer zone edhe pse vetëm 20 vjec nuk ankohen apo janë ankuar për aktivizim të pakët as nëpërmjet menaxheri e as familjarve.

Ndërsa El Toro pas cdo dy ndeshjesh në stol shpreh pakenaqesi me një mënyrë ose tjetër.

Mbase djali nuk ka faj, mbase e këshillojnë keq ata që ka pranë, mbase fjalët e mira me të cilat erdhi nga Argjentina e karikuan më shumë sec duhet dhe ju rrit mendja (e quajtëm Aguero i ri kur nuk ishte akoma Lautaro).

Nëse ka ndërmend të behet lojtar i madh me Interin ose jo e ka vetë në dore. Modele ka plot si për mirë edhe për keq.

Mario Balotelli në moshën e tij ishtë disa herë me i mirë se numri 10 zikaltër por nga keshillat e menaxherit (Raiola) dhe motrës menaxhere se je për Top të Artë por stë vlerësojnë sic duhet.

Dihet si përfundoi ai rast apo rasti më i freskët i ‘Ronaldos se ri’ Gabriel Barbosa, përfundoi sërish në Brazil.

Nëse do model për mirë e ka më afër sec duhet: kapiten Icardi, erdhi pa bujë pothuaj si bast i Moratit, ajo që numri 9 zikaltër bëri ishtë se shfrytëzoi cdo min që i jepte trajneri për të treguar aftësitë e tijnë zonë, nuk u ankua kurre, nuk shau kurrë, nuk nxorri menaxhera e baballarë nëpër media por futej në fushën e lojës me dëshirën më të madhë të mundshme për gol dhe mbylli sezonin me 9 gola pothuaj nga stoli.

Në ndeshjën me Romën Lautaro luajti si balerinë dhe kjo nuk është sjellja që duhet e nje të penduari. Lind pyetja: A ke të drejtë Lautaro? Apo duhet te punoje me shume ne fushe dhe te flase me pak neper media, rrjete sociale e te beje familjaret e tij apo agjentet te sillen sic duhet?

Ky shkrim eshte derguar nga anetari yne Elis Karaj. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.