Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

473 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Conte ka zbuluar se kush eshte ‘fajtori’ per krizen e rezultateve: nje lojtar ne qender te gjithckaje

SPECIALE – Conte ka zbuluar se kush eshte ‘fajtori’ per krizen e rezultateve: nje lojtar ne qender te gjithckaje
Inter Club Staff

“Njerezit e arte per nje finale te madhe”. 

Keshtu Gazzetta dello Sport tregon emrat e futbollisteve – pervec atyre te zakonshem – mund te ndihmojne skuadrat e tyre kur te rifilloje kampionati.

Ne shtepine Inter per shembull reflektoret jane vene tek nje njeri: Stefano Sensi. Me ndalimin e lojtarit ne box, Interi humbi shume ne luften me Juventusin.

Qe ne 6 tetorin e shkuar gjithcka filloi me ate humbje 1-2 me ata dhe pikerisht ne ate ndeshje u demtua ai dhe me pas erdhi nje forme jo e mire e skuadres.

“Duke pare aksionet, mbajtjen e topit, presingun dhe kurajon, makina e Interit me Barella dhe Sensi ne fushe eshte dicka komplet tjeter se ajo pa Sensin. Shikoni ndeshjen me Barcelonen, pjesen e pare: cili klub italian ka luajtur nje pjese me te mire se ajo e Interit?”

“Kishte shume nga ata, me gjithe respektin per lojtaret qe do te permendim, qe ata te dy i krahasuan me Xavi dhe Iniesta ne ate ndeshje.”

Me pas Gazzetta shpjegon: “Sensi qendroi jashte per dy muaj e gjysem dhe me pas nuk u pa kurre ne nivele te larta.”

“Vetem 727 minuta ne kampionat, sa gjysma e Barella (1416 minuta). Inevolucioni i Interit shpjegohet edhe ne kete menyre.”

“Tani me rikthimin e Serie A, ai mund te ndryshoje skuadren e Contes. Ai mund te jape shkelqim ne loje. Por te mos harrojme qe do te jete edhe nje Eriksen me shume.”

“Danezi mbase nuk jep presing dhe rekuperime topesh si Sensi, por eshte nje lojtar shume i madh. Me Sensin me te mire ne fushen e lojes, skuadra e Contes mund te beje cmenduria.”

“Por shume shpejt mbase nuk do te kemi vetem Sensi, por mund te shohim edhe nje evolucion ne ErikSensi. Dy lojtaret ne fushe: i imagjinoni? Mund te shohim te bukura.”

“Conte e ka zbuluar qe ne momentin e pare se kush ishte ‘fajtori’ ne thonjeza per ate renie te Interit: pikerisht mungesa e Stefano Sensit.”

Ne shtepine zikalter nderkohe ka vemendje edhe tek nje emer tjeter, ai i Alexis Sanchez qe eshte rikthyer i gatshem: “El Nino mbetet nje lojtar me eksperience te madhe dhe luan pa problem ne ndeshje ku presioni eshte i larte.”

“Nese rekuperohet, entuziazmi i tij mund ti beje vetem mire Interit. Nese ai do te rikthehet ne nje maravilla ne fushe, do te ishte nje arme me shume per skuadren.”

“Me siguri pastaj Lautaro dhe Lukaku do te ishin titullare, por do te kishin nje shok reparti ne pankine gati te jape ndihmen e tij ne nje kampionat kur pritet te luhet cdo 3 dite.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.