Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,642 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – E sigurt, Elseid Hysaj do te transferohet tek Interi: ja detajet! Napoli ka pranuar oferten zikalter!

SPECIALE – E sigurt, Elseid Hysaj do te transferohet tek Interi: ja detajet! Napoli ka pranuar oferten zikalter!
Inter Club Staff

Jemi mesuar qe lajmet e merkatos te qarkullojne nga mediat me te njohura italiane: Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport, Tuttosport apo Sky Sport, por kesaj radhe nuk eshte keshtu. 

Kesaj radhe eshte nje burim nga shume afer familjes Hysaj (nje kushuri i tij qe nuk deshiron te behet publik) qe konfirmon gjithcka ne nje bisede me Inter Club Albanian se Elseid Hysaj do te jete nje lojtar i ardhshem i Interit.

Shqiptari qe dje luajti si titullar me kombetaren e Shqiperise (ku ishte edhe kapiten), pritet qe te transferohet tek Interi per te luajtur ne krahun e djathte te mbrojtjtes e per te zevendesuar Cedric Soares qe do te rikthehet ne Angli tek skuadra e Southampton.

Hysaj kete sezon ka gjetur shume pak hapsira me Ancelottin dhe e ka humbur vendin e titullarit qe per dy vite me radhe e kishte pasur prone te veten me Sarin ne pankine.

Nga ajo qe na eshte bere me dije nga personi shume familjes Hysaj, Elseidi tashme e ka shitur shtepine ne Napoli, ka blere nje shtepi ne Milano ku do te transferohet me te gjithe familjen e tij.

Related image

Me sa duket eshte arritur marreveshja edhe me klubin e Napolit per kete transferim, por ne media nuk eshte perfolur ende e mbase do te jete keshtu deri sa te perfundoje kampionati per te mos hapur konflikte te kota duke pare rivalitetin ndermjet Interit de Napolin.

Shifra e transferimit dhe modaliteti nuk dihet ende, por nga familja Hysaj jepet sikur cdo gje eshte e mbyllur dhe po pritete vetem vera dhe hapja e merkatos.

A do te jete e vertete? Kete nuk e di askush, sepse ne merkaton e futbollisteve cdo gje mund te ndryshoje sot per neser, por ne historine e ICA kjo eshte hera e dyte qe na kontaktojne per nje informacion te tille.

Shume vite me pare, nje person shume afer Igli Tares na kishte shkruar per te na treguar se Lazio dhe Interi kane rene dakort per shitjen e Hernanes qe ne fillim te merkatos por ai do te transferohet tek Interi diten e fundit te merkatos sepse Thohir deshiron qe te entuziazmoje tifozerine. Ne ate kohe gjithcka doli e vertete, keshtu qe shanset qe edhe zerat per Hysaj te jene te vertete jane goxha te larta.

Hysaj ne disa intervista te tij e ka treguar qe eshte interist qe ne vogeli dhe se idhull ka pasur gjithmone Zanettin. Nje interist e mbi te gjitha shqiptar ne ekipin tone te zemres eshte gjithmone i mirepritur.

A eshte ky nje lajm i vertete? Kete do e tregoje vetem koha. Deri atehere Forza Hysaj e Forza Inter!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.