Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

700 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Inter, ja cfare e ardhme e pret kete sezon Sebastiano Espositon

SPECIALE – Inter, ja cfare e ardhme e pret kete sezon Sebastiano Espositon
Inter Club Staff

Sebastiano Esposito ka qene me siguri nje nga surprizat me te bukrua te veres zikalter. 

Ne nje sulm te reduktuar ne maksimum, Antonio Conte ka besuar tek i riu i datelindjes 2002 edhe kunder Tottenham dhe lojtari menjehere ka treguar arsenalin e tij prej kampioni (assist per Sensin ishte nje perle absolute).

“Ne kete vere, gjithmone ka qene me te medhenjte. Per me shume, ka qene nje nga me te medhenjte ose te pakten eshte trajtuar si i tille per shkak te merkatos se munguar ne sulm por edhe mungeses se sulmuesve te tjere. Por mos harroni se ka treguar nje performance ne fushe shume me te larte se vitet mbi supe.”

“Gjithmone titullar ne te pesta miqesoret verore: tek dy te parat me Longon dhe me pas me Perisic”, shkruan Gazzetta dello Sport ne faqet e saj qe nuk ndalet me kaq.

“Ne Lugano ka qene i vetmi qe luajti te gjithe ndeshjen, ne Azi tregoi vlerat e tij dhe ne Londer, kunder mbrojtesave finalist te Champions League vallezoi. I vuajti pak dyluftimet fizike (eshte 17 vjec per hir te zotit), por ka iluminuar skenen me ate assist per Sensin qe solli golin e barazimit.”

“Pikerisht per kete ai assist i ka dhuruar atij nje nga rekordet e adoleshences: ka qene lojtari me i ri ne historine e ICC qe ka dhene nje assist.”

“Por pertej ketyre rekordeve, kjo vere ka qene nje full-immersion ne futbollin e madh per te dhe mbi te gjitha formues per nej talent si ai.”

“Po tani, cfare do te ndodhe me te? Me mbylljen e merkatos dhe me ardhjen e dy perforcimeve ne merkato, eshte normale qe hapsirat te jene me te vogla sepse perpara Sebastianos eshte Lautaro, Politano dhe Perisic qe do te perdoret si sulmues.”

“Do te jete mbase sulmuesi i gjashte dhe do te luaje shume me Primaveren (ku do te jete ende lojtari me i ri edhe i U19), por gjate nje sezoni te gjate si ky, nuk eshte e perjashtuar qe Conte ta therrase shpesh. Per kete duhet te jemi te bindur. Por Interi nuk deshiron te nxitohet me te. Deshiron qe talentin e tij ta perdore ne menyren e duhur per ti dhene nje te ardhme zikalter, dicka qe nuk ka ndodhur ne te kaluaren me ish-lojtaret e Primaveres.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.