Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Speciale – Inter, ja ndryshimi i vertete ndermjet merkatos se sezonit te kaluar me kete te ketij sezoni!

Speciale – Inter, ja ndryshimi i vertete ndermjet merkatos se sezonit te kaluar me kete te ketij sezoni!
Inter Club Staff

Te shumte jane ata qe mbeshtesin teorine qe merkato e Interit eshte e njejte me ate te sezonit te kaluar.

Ne nje fare menyre, ajo qe ndodhi vjet ka vendosur nje precedent qe nuk i pelqen askujt: premtime te pambajtura, tituj gjigandesk neper gazeta dhe ne fund blerje pa peshe qe nuk arriten te perforconin skuadren ashtu sic duhej.

Kjo eshte e vertete deri ne nje fare pike, sepse edhe Spalletti e ka thene disa here: premtimet nuk u mbajten por gazetat i hodhen akoma me shume benzine zjarrit duke bere tituj per lojtare te medhenj edhe pse e dinin se ne mes qeveria kineze kishte bllokuar fondet ne Kine dhe se FPF nuk e lejonte Interin te bente investime te medha.

Por Spalletti foli edhe ne fund te sezonit: eshte e ndaluar te genjehen tifozet kete sezon ashtu si ne ate te kaluarin. Nese kjo ndodh, une do te dal dhe do i them te gjitha ketu, nuk do rri pa folur si vjet.\

Gjithesesi, situata e Interit ne kete moment per hir te vertetes nuk ka asnje lidhje me ate te sezonit te kaluar.

Zikalterit kane arritur qe te sigurojne fondet nga kina ne menyren e duhur (nepermjet sponsorizimeve nga kompanite mike te Suning dhe vete Suning), por edhe nga Primavera po sigurohen plusvalencat e nevojshme.

E verteta eshte se Interi ka vite (qe prej Kovacic) qe nuk shet me asnje lojtar per arsye te bilancit dhe kjo eshte diferenca ndermjet nje klubi te madh dhe nje klubi mesatar. Por ky nuk eshte mendim, eshte fakt: Interi nuk ka shitur asnje lojtar te rendesishem vetem per ceshtje bilanci qe ne 2015. E kjo gje, eshte nje merite edhe e Suning.

Por le te kthehemi tek argumenti kryesor: A eshte e ndryshme merkato e vitit te kaluar me ate te ketij viti edhe pse jemi ne qershor?

Natyrisht qe po, dhe per kete, do te bejme nje krahasim te thjeshte dhe nje pyetje-pergjigje.

Kush ishte blere vjet nga ana e Interit ne daten 13 qershor 2017?

Blerja e pare ishte Caprari nga Pescara (me pas perfundoi tek Sampdoria per Skriniar)

Ndersa blerja e dyte ishte portieri i dyte, Daniele Padelli nga Torino me parameter 0.

Kaq per 13 qershorin 2017. Nderkohe, pyetja tjeter eshte:

Kush eshte blere kete sezon nga ana e Interit ne daten 13 qershor 2018?

I pari qe eshte siguruar, ka qene Lautaro Martinez per nje shifer te rendesishme rreth 28 milione dollare. Ai eshte talenti me i mire i futbollit Argjentinas ne kete moment dhe per te Interi dogji fale Zanettit dhe Militos konkurencen e klubeve me te medha Europiane duke siguruar nje nga talentet me te mire ne qarkullim ne nivel nderkombetar.

I dyti eshte ish-lojtari i Lazios, hollandezi Stefan De Vrij qe ne Milano vjen me parameter zero. Interi me te ka siguruar nje nga mbrojtesat me te mire ne nivel boteror dhe nder me te miret absolutisht ne Serie A. Per te vertetuar kete mjaftion te shikohen dy sezonet e fundit me Lazion por edhe vleren e tij ne merkato: plot 40 milione euro!

I fundit por jo me pak i rendesishmi, eshte nje lojtar si Asamoah qe vjen po me parameter zero por nga Juventusi. Ai ka kaluar pese vite teper te rendesishme ne Torino duke qene jo pak here protagonist. Ai kompleton keshtu treshen e blerjeve te Interit deri me tani nderkohe qe eshte e sigurt qe Interi nuk do te ndalet vetem me ata te tre.

Besoj se askush nuk ka me asnje dyshim kur pergjgijet qe “jo, merkato e Interit kete sezon ne kete pike nuk ka asnje lidhje me merkaton e vjetshme ne te njejten periudhe” dhe me e bukura ende nuk ka ardhur.

Nderkohe, ky eshte edhe nje postim ne Twitter me nje screenshot nga nje transmetim ne nje televizion italian qe ve ne dukje kete fakt:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.