Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,102 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Ja 9 rregullat e reja te miratuara nga FIFA qe do ndryshojne futbollin kete sezon

SPECIALE – Ja 9 rregullat e reja te miratuara nga FIFA qe do ndryshojne futbollin kete sezon
Inter Club Staff

Mediat sot ne itali kane tentuar te tregojne se si kane ndryshuar disa rregulla kete sezon ne futboll dhe se si do te ndikojne keto rregulla ne sezonin e ri.

Shpjegimin e rregullave e ka dhene specialisti Stefano Saladin. Le te fillojme nga i pari.

RIVENIA E PORTIERIT – Tashme kur topi futet ne loje nga portieri, nuk do te jete me e nevojshme qe topi te dale me patjeter nga katerkendesi i rreptesise. Presingu keshtu mund te behet edhe brenda 16 metrave. Ky eshte nje ndryshim qe kete vit eshte aplikuar i pari nga Interi i Contes dhe qe do te ndihmoje skuadrat te ndertojne lojen me shpejt por mund edhe te rrezikoje qe te pesohen gola me shume.

KARTON ME VONESE – Pak e reklamuar, por shume e rendesishme per sa i perket shpejtesise se lojes: ne rast te nje faulli taktik, skuadra sulmuese mund ta nise direkt faullin per te nisur shpejt lojen ne menyre surprize dhe ne fund te aksionit arbitri mund te jape kartonin.

FAULLA ME DORE – Nje tjeter ndryshim i rendesishem eshte edhe faulli me dore qe eshte ndryshuar totalisht: rregulli i ri do te thote se tashme nuk shihet nese i ke rene topit me dashje apo pa dashje me dore, por ai eshte faull menjehere. Nuk ka me as levizje natyrale te trupit. Perjashtim bejne vetem rastet kur topi goditet nga lojtari vete dhe me pas mund te kape doren e tij.

PENALLTITET – U pa edhe ne boterorin e femrave. Portieri nuk duhet ti mbaje me detyrim te dyja kembet tek linja e portes ne momenti ne gjuajtjes por mund ta mbaje njeren kembe me perpara. VAR mund te nderhyje nese ka parregullsi ne gjuajtje.

BARRIEREA – Nje tjeter risi qe ka bere qe te diskutohet jo pak” sulmuesit e kundershtareve duhet te qendrojne nje meter larg te pakten nga barriera e mbrojtesave. Para apo anash nuk ka rendesi, distanca per tu respektuar eshte nje meter.

KARTONA PER TRANJERET – Tashme edhe tranjeret do te marrin kartona te verdhe apo te kuq. I pari qe e pesoi ka qene Guardiola.

ZEVENDESIMET – Lojtaret e zevendesuar mund te dalin nga fusha ne piken me te afert, seshte e nevojshme te vijne deri ne mesin e fushes.

TOPI I DIKSUTUESHEM – Nese arbitri ndal lojen per faull, nuk duhet te hedhe top te diskutueshem. Topi i jepet menjehere portierit nese eshte brenda zones se rreptesise ose lojtareve te tjere nese eshte jashte saj. Kundershtaret duhet te rrijne te pakten kater metra larg. 

ARBITRI I GODITUR NGA TOPI – Nese topi prek arbitrin, loja do te ndalet gjithmone dhe do te rinisi me nje top te dhene nga arbitri ose topi do i kaloje portierit nese topi ka prekur arbitrin ne zonen e rreptesise.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.