Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 29, 2020

Scroll to top

Top

649 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Ja data se kur do te vije Marotta tek Interi. Ai do te kete nje rol teper…

SPECIALE – Ja data se kur do te vije Marotta tek Interi. Ai do te kete nje rol teper…
Inter Club Staff

Vazhdon te flitet cdo dite ne mediat e shkruara nje ardhje e Giuseppe Marottes tek Interi. 

Edhe sot, ne numrin e saj te perditshmen, Tuttosport flet pikerisht per kete teme:

“Me lirimin zyrtarisht nga detyra si drejtues i Juventusit ne daten 31 tetor, Beppe Marotta eshte keshtu nje drejtues i lire per te filluar pune ne nje skuader ku te doje ai.”

“Por e ardhmja e tij ka ngjyrat zikalter dhe quhet Inter. Kontaktet direkte dhe jo direkte me presidentin e ri Steven Zhang jane dhe po vazhdojne.”

“Cdo gje te ben te mendosh se ne fillimin e dhjetorit (kjo eshte data e percaktuar) Marotta mund te filloje zyrtarisht eksperiencen e tij tek Interi si administrator i deleguar i anes sportive te klubit.”

“Ne fakt, pozicioni i njejte qe kishte tek Juventusi, tek Interi eshte i zene sepse ne ate pozicion eshte Alessandro Antonello qe do te qendroje ne detyre, por do te merret me shume me anen ekonomiko-administrative (ashtu si ndodhte tek Juventusi me Mazzian).”

“Marotta nderkohe do te zhvilloje rolin e keshilltarit federal deri ne momentin qe do te hyje zyrtarisht tek Interi.”

“Ne fakt ka nje pakt ndermjet klubeve e Serie A qe parashikon nje ekuiliber ndermjet keshilltareve federal ne Federate ku Marotta ben pjese bashke me Lotiton dhe ku eshte prezent edhe Antonello. Keshtu, Interi nuk mund te kete dy keshilltare aty.”

“Ne ate pike eshte e dukshme qe Marotta nuk mund te qendroje ne keshill bashke me Antonellon dhe njeri prej te dyve duhet te jape doreheqjen, por ky nuk eshte ndonje post shume i rendesishem. Ajo qe ka rendesi eshte pozicioni tek Interi.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.