Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,423 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Ja marreveshja qe ka nenshkruar Interi me UEFA-n dhe pasojat e saj

SPECIALE – Ja marreveshja qe ka nenshkruar Interi me UEFA-n dhe pasojat e saj
Inter Club Staff

Fair Play Financiar: “settlement agreement” (marrëveshja e rehabilitimit) e Interit.

Tashmë është makthi i tifozëve të Interit. Tre fjalë: Fair Play Financiar, fjalë që çmendin këdo që ëndërrojn një ekip të madh, të aftë për të konkurruar për Titullin Kampion dhe gjithashtu për Ligën e Kampionëve, në të cilën zikaltërit do të kthehen nga sezoni i ardhshëm.

“Kinezët na tallen me ne dhe nuk kemi para”, është një nga komentet më të njohur që lexojmë në rrjetet sociale.

Nuk është tamam kështu, por për fat të mirë për Interin nuk është kështu.

Janë dy klube italiane që nga viti 2014 kanë qenë të detyruar të bien dakord me Uefa-n për problemet financiare në përputhje me rregullat e Fair Play Financiar.

Bëhet fjalë për Interin dhe Romën, që në pranverë të vitit 2015 nënshkruan të ashtuquajturën settlement agreement me organin që rregullon futbollin europian, një lloj marrëveshjeje rehabilitimi me sanksione dhe kufizime ekonomike e sportive.

Interi është zotuar të rifutet brenda parametrave të FPF të Uefa-s brenda një periudhe trevjeçare gjatë së cilës do të monitorohet vazhdimisht nga kontrollorët e Uefa-s: gjobat (të ngrira), kufizimet në merkaton e transferimeve dhe rritjes së pagave dhe kufizimeve sportive për përdorimin e lojtarëve janë baza e settlement agreement që nuk është e njëjtë për të gjithë klubet e përfshira, por është modeluar për çdo rast.

Kjo është marrëveshja e nënshkruar në 8 maj 2015 me monitorim deri në 2019. Si edhe në 25 raste të settlement agreement të firmosura nga klube të tjera, mjerë ai që nuk do të arrijë objektivat e vendosura në marrveshjen e fajësisë. Masat disiplinore mund të jenë shumë të ashpra (dhe ka ndodhur në 13 raste) me përjashtim nga kupat evropiane. Rasti i fundit Milan, përjashtuar nga Europa League për sezonin 2018/2019.

Çfarë përmban “settlement agreement” e Interit?

Marrëveshja e nënshkruar nga Interi i presidentit të atëhershëm Eric Thohir, parashikon një periudhë monitorimi që shkon nga sezoni 2015-2016 deri në sezonin 2018-2019, në fund të të cilit klubi i Milanos është i angazhuar për tu ri-futur plotësisht parametrat e Fair Play Financiar të UEFA-s, të cilat ofrojnë break even(barazim bilanci) në menaxhimin ekonomik të kompanisë.

Objektivat ekonomike (break-even) – Interi në fillim të vitit 2012 kishte humbje në buxhet që tejkalonin 60 milionë euro. Në dokumentet që drejtuesit zikaltër firmosën me UEFA-, ka një angazhim për tu ri-futur plotësisht parametrat e përcaktuar nga kjo e fundit. Monitorimi filloi në sezonin 2015/2016 dhe do të përfundojë në fund të sezonit të ardhshëm, në qershor 2019.Rruga e dakorduar parashikon mbylljen e vitit financiar 2015-2016 me një deficit maksimal prej 30 milion euro që do të zerohet në vitin pasardhës (30 qershor 2017).

Pra situate e bilancit duhej të ishte:
Sezoni 2014/2015 – 60 milion euro humbje
Sezoni 2015/2016 – 30 milion euro (te arritura nga te famshmet plusvalence vjet)
Sezoni 2016/2017 – 0 milion euro humbje (nga plusvalencat kete vit)

Në raportin e fundit të UEFA-s kjo pikë e marrveshjës u arrit.

Gjobat financiare – Inter ka marë një gjobë prej 20 milion euro që do të mbahet nga të gjitha të ardhurat nga pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA-s. 6 milionë e para që do të paguhen në total pa ndonjë zbritje (të ndarë në tre këste prej 2 milion euro) dhe 14 milionë të tjerë me kushtëzimin, që do të paguhen vetëm në rast të mospërmbushjes së marrëveshjes.

Numër i kufizuar lojtarësh – Interi pranoi kufizimin e numrit të lojtarëve për t’u përfshirë në listën A të skuadrës së tij për garat evropiane nga 25 në 21 për sezonin 2015-2016 dhe në 22 nga sezoni 2016-2017. Ky kufizim mund të anullohet ose zgjatet nga sezoni 2017-2018 dhe 2018/2019 në rastin e arritjes së pjesshme të objektivave të parë ekonomiko-financiarë të settlement agreement.
Në raportin e fundit të UEFA-s kjo pikë e marrveshjës nuk u arrit për shkak të amortizimeve të kontratave të lojtarëve(edhe në ëndërr do na dalin yjet Gabigol,Joao Mario).

Kufizimet në merkato – Kufizimet edhe për numrin e lojtarëve të rinj që duhet të përfshihen në listën A sepse balanca e merkatos duhet të jetë e barabartë ose pozitive pa llogaritur formula alternative si borxh me të drejtë ose detyrim blerje. Mme pak fjalë mund të blesh vetëm nëse shet më parë dhe të dalësh 0 diference.

Shpenzimet e personelit dhe amortizimi – Me settlement agreement, klubi gjithashtu angazhohet të reduktojë gradualisht koston e personelit (sidomos zërit të pagave për lojtarët dhe stafin teknik) dhe në të njëjtën mënyrë për të kufizuar ndikimin e peshës së zhvlerësimit dhe amortizimit për blerjen e lojtarëve të rinj.

Per kete shkrim, falenderohet anetari yne Elis Karaj qe e pergatiti dhe perktheu nga Italiashtja. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.