Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,341 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Ja pse Interi mund ta bleje Zaniolon nga Roma shume me lire se sa Juventusi

SPECIALE – Ja pse Interi mund ta bleje Zaniolon nga Roma shume me lire se sa Juventusi
Inter Club Staff

Pa perfunduar ende ky sezon ne te cilen Nicolo Zaniolo ka shperthyer me plot kuptimin e fjales tek Roma, kane filluar menjehere zerat per nje largim te mundshem te lojtarit te ri italian nga kryeqyteti italian.

Por te gjithe keto zera e kane nje rrjedhe logjike, sepse Roma do te detyrohej te hiqte dore nga disa futbolliste me rroge te larte sezonin e ardhshem nese nuk e kap dot Champions League.

Por Roma gjithashtu do te duhet te shese diamantet e saj per te arritur nje balancim te shpenzimeve dhe te ardhurave sepse pa nje kompeticion si Champions, mos rregullimi i bilancit do te ishte fatal.

Pikerisht diten e sotme per Nicolo Zaniolo eshte shprehur edhe babai i tij qe tregoi pikerisht Interin dhe Juventusin si dy klubet e vetme ku djali i tij mund te transferohej.

Pasi u pyet nese Roma nuk do te kualifikohej, a do te sakrifikohej pikerisht Zaniolo ai u pergjigj:

“Mbi te gjitha shpresoj qe Roma te kualifikohet. Por edhe pa Champions, seshte e thene qe te sakrifikohet pikerisht ai. Mendoj se mbi te klubi deshiron te besoje te ardhmen.”

“Por nese nuk ndodh kjo dhe nese klubi vendos qe ne duhet te sakrifikohemi, atehere duhet te vleresojme ofertat. Duke pare shfirat qe qarkullojne, nuk mendoj se skuadrat qe do paguanin jane te shumta. Ne Itali ai mund te shkoje vetem tek Interi dhe Juventusi. Nuk kemi preferenca.”

“Ne raste si keto diskutimet do te behen ndermjet klubeve. Do te shohim ne vere per kete ama: tani prioriteti per Nicolo eshte Champions dhe me pas Europiani U21.”

Por ne kete moment, kush eshte me e favorizuar per te perfituar sherbimet e Nicolo Zaniolo nese Roma do te vendose ta shese talentin italian? 

Ne fakt, Interi pervec klauzoles per 15% te shumes se rishitjes nga Roma, Calciomercato.com zbulon se klubi zikalter ka siguruar edhe nje klauzole qe te kete te drejten e barazimit te cdo oferte qe ka mberritur tek Roma.

Pra, nese Juventusi do te vendose te ofroje nje shifer ‘x’ per Zaniolon, Romes i lind detyrimi per te lajmeruar Interin se per Zaniolon ka mberritur kjo oferte dhe kane nje periudhe shume te shkurter kohore per te kthyer pergjigje nese duan ta barazojne oferten per lojtarin dhe te rimarrin Zaniolon apo te lene rruge te lire qe ta bleje Juventusi.

Por jo vetem kaq, sepse nese marim nje rast qe Juventusi do te ofroje 50 milione euro per lojtarin, Interi per te barazuar oferten e Juventusit do i duheshin vetem 42,5  milione euro sepse Interi gezon edhe 15% te shumes se rishitjes nga Roma.

Pra, Interi jo vetem ka te drejten te barazoje cdo shifer qe vjen nga klubet e tjera per Zaniolon, por edhe avantazhin se mund ta bleje shume me lire ate.

Kjo eshte ajo qe ka shkruar sot Calciomercato.com dhe natyrisht qe duhen konfirmime te tjera, por per klauzolen e 15% gjithcka eshte e vertete sepse kjo gje eshte zbuluar edhe nga Ausilio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.