Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Ja te gjitha temat e diskutuara dje me Zhang Jindong ne Rome

SPECIALE – Ja te gjitha temat e diskutuara dje me Zhang Jindong ne Rome
Inter Club Staff

Zhang Jindong me Steven Zhang dhe administratorin e deleguar Beppe Marotta dhe Alessandro Antonellon. 

Ka qene nje tavoline me kater karrige ajo ne Rome ku eshte folur per te tashmen zikalter dhe per te ardhmen. Nje ore e gjysem per te diskutuar nje program per te ardhmen e afert.

Zhang senior ka degjuar se cfare kane pasur per te thene drejtuesit dhe me pas e ka thene ai mendimin e tij duke percaktuar edhe linjen qe do te ndiqet.

Kete gje e ka treguar Gazzetta dello Sport qe ka vazhduar edhe ne tej: 

“Ne tavoline nuk eshte folur vetem per ceshtjen Icardi, por drejtuesi zikalter ka dashur qe te flase edhe per sezonin ne pergjithesi te skuadres. Ai deshiron qe Interi duhet ta mbylle sa me mire kampionatin e ketij sezoni.”

“E perkthyer kjo ne rezultate, ai deshiron qe me cdo kusht te kapet Champions League dhe kete gje ka thene edhe Steven Zhang bashke me Marotten.”

“Fale parave te kupes prestigjoze, Interi do te kete me shume para per te shpenzuar. Por Zhang gjithesesi ka shkuar pertej duke dhene nje mesazh me te pergjithshem per koleget ne tavoline.”

“Ka te beje me filozofine e tij, por edhe me shume se kaq: ai eshte njeriu qe ngriti nje perandori nga hici, nje perandori qe sot gjendet me 75 miliarde euro te ardhura dhe ne strategjine e saj futbollin e ka teper te rendesishem.”

“Ja pse rritja e klubit (qe duhet te jete konstante) eshte shume e rendesishme, sepse ajo duhet te pasqyroje edhe rritjen e Suning. Deshira e tij ne kete moment eshte qe Interi te behet nje nga klubet me te rendesishme europiane perseri ne nivel rezultatesh.”

“Bashke me rendesine e investimeve, dicka normale per nje klub qe ka arritur qe ne pese vitet e fundit te dyfishoje te ardhurat (ka mberritur ne 297,3 milione euro ne 2017-2018).”

“Por meqe jemi tek investimet, stadiumi per Antonellon mbetet tema me e nxehte. Per Zhang nuk ben difernece San Siro apo nje impiant i ri: mjafton qe Interi te kete sa me shpejt nje stadium sa me shume modern dhe qe te sjelle te ardhura sa me te rendesishme.”

“Ne fund, edhe zhvillimi i Appiano Gentiles (me nje pallat te vogel qe do te ndertohet ne fund te kampionatit) dhe selia e re ne zonen e Porta Nuova. Dy gjera te reja keto qe do te sherbejne mjaft per Interin e se ardhmes.”

“Po per merkaton? Natyrisht qe edhe per kete eshte folur dhe Zhang Jindong ka thene qe Steven eshte me i perfshire tashme ne futboll dhe i takon atij te beje goditjet e duhura dhe te lartesise se Interit. Rreth ketij takimi pritet te dalin te reja edhe ne ditet ne vazhdim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.