Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

530 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Klubi, politika, komunikim dhe merkato: ja me detaje detyrat e Marottes tek Interi

SPECIALE – Klubi, politika, komunikim dhe merkato: ja me detaje detyrat e Marottes tek Interi
Ardis
  • On 06/12/2018, 21:04

“Ne liceun klasik Cairoli, Beppe ishte per te gjithe nje Kissinger, Sekretari i famshem i SH.B.A-se ne vitet 70: diplomaci dhe vizion sebashku, bazat e nje programacioni fitues”.

Ka shkruar sot Gazzetta dello Sport duke treguar origjinen e Beppe Marotta-s, ne prag te ndeshjes midis se shkuares, Juventus-it, dhe te ardhmes, Inter-it.

“I riu Steven Zhang eshte sot, Andrea Agnelli i djeshem: futbolli i mirepret te gjithe, por per disa duhet pashaporta – paralajmeron gazeta -. Marotta eshte ky.”

“Ky ka qene edhe tek Juventusi dhe me balancen e duhur – ne raport me objektiva te ndryshme – ky ka qene ne te gjitha skuadrat. Interi e therret per ti besuar zgjedhjeve te rendesishme”.

Dhe ja sektoret e kompetencave ku do ti duhet te punoje drejtuesi i ri zikalter.

SEKTORI I SHOQERISE – Organizimi i Shoqerise ka qene gjithmone pika e tij e forte, nje loje skuadre qe nuk del ne kundershtim me detyrat precize dhe delegimet e medha. Nder vite Marotta-s gjithmone ka punuar me nje drejtor sportiv me peshe, ja perse roli i Piero Ausilios nuk do te ridimensionohet. Perkundrazi. Dhe kjo vlen edhe per pozicionet e tjera strategjike, nga sektori i te rinjve deri te pergatitja atletike.

SEKTORI I KOMUNIKIMIT – Ne cdo nivel Marotta i ka kushtuar gjithmone shume kujdes mediave. Duke arritur te interpretoje rolin e frontman me nje natyralitet te vecante, ne afatgjat eshte bere edhe popullor. Mund te avantazhoje me siguri Luciano Spalletti-n, ashtu sic ndodhi me Massimiliano Allegri tek Juventusi.

SEKTORI I POLITIKES – Ne fund te fundit pseudonimi Kissinger nje shkak e ka qe ka mbetur. nuk eshte asgje rastesore zgjedhja e fundit e Marotta-s si Keshilltar Federal. Pelqimi personal i mbledhur eshte prova qe puna e tij teper e perpikte ka prodhuar rezultate te shkelqyera, si me me te fuqishmit ashtu edhe me partneret nivelit te mesem. E pashmangshme te mos theksohet si dhe sa keto marredhenie personale mund ti sherbejne zikalterve. Sipas tradites Interi nuk i ka kuruar shume aspektet diplomatike. Ndersa ne menyren e Marotta-s puna diplomatike eshte thelbesore.

SEKTORI I MERKATOS – Marotta i Juventusit ka qene drejtuesi i goditjeve te medha me kosto zero, te zbulimit te lojtareve me kosto te ulet, te transferimeve madheshtore por edhe te shitjeve te veshtira, nje pikenisje per investimet e ardhshme. Pogba eshte shembulli kryesor. Por ky model eshte ripropozuar edhe tek Interi. Per me shume: Marotta eshte zgjedhur edhe per kete arsye. Blerjet e vazhdueshme dhe shitjet pasuese ne shifra monstruoze te te njejtit lojtar do te jete nje protokoll qe do te ndiqet me kujdes. Persa i perket pjeses tjeter, kjo eshte rruga me e shpejte per te ulur diferencen e te ardhurave me Juventusin, nje hendek qe nuk mund ta mendosh te ulesh diferencen vetem duke u mbeshtetur ne te ardhurat nga Kina.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.