Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

931 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Lind Interi i Spallettit: lojtare polivalent dhe 4 skema te mundshme: ja te gjithe variantet

SPECIALE – Lind Interi i Spallettit: lojtare polivalent dhe 4 skema te mundshme: ja te gjithe variantet
Inter Club Staff

Tekniku toskan do te kete ne dispozicion lojtare qe mund te mbulojne me shume se nje rol ne kete sezon dhe per kete fakt do te kete mundesi te luaje me disa skema nese do te deshiroje te ndryshoje gjate lojes ose nga ndeshja ne ndeshje.

Asamoah, De Vrij, Nainggolan, Politano dhe Lautaro Martinez dhe nje mbrojtes krahu plus nje mesfushor do te kompletojne skuadren zikalter qe ne fund mund te perforcohet edhe nese Bordeaux do te lejoje transferimin e Malcom.

Keshtu po lind Interi i Luciano Spallettit, nje skuader qe do te kete shume me shume kualitet dhe do te jete ne gjendje te interpretoje disa skema loje duke nderrruar nese deshiron mbrojtjen nga kater ne tre pa ndryshuar ndoshta fare lojtaret ne fushe.

Ne mesin e fushes objektivat jane Dembele dhe Paredes, me ish-lojtarin e Romes qe ne dy ditet e fundit ka fituar pozicione tel lista e zikalterve. Klasi i 1994 ne krahasim me belgun ka mundesi qe te ofroje me shume role te mbuluara ne mesfushe dhe do i jepte Spallettit alternativa per module te ndryshme.

Ndersa me blerjen e Vrsaljko dhe Paredes, duke mos e llogaritur per momentin blerjen e Malcom, jane te pakten kater sistemet e lojes qe tekniku toskan do te perdorte pa problem.

4-2-3-1

4-2-3-1

4-3-3

4-3-3

3-4-2-1

3-4-2-1

3-4-1-2

3-4-1-2

Kater module te ndryshem per Luciano Spallettin qe sic ka deklaruar, ne fillim zgjedhjet e tij do te jene te orientuara per 4 lojtare ne mbrojtje dhe dy lojtare prapa sulmuesit.

Me pas do te punohet edhe per te luajtur me nje trekuartist te vetem dhe dy sulmuesa, sidomos per ti dhene me shume hapsira Lautaro Martinez qe edhe perpara dy ditesh ne miqesore ndaj Luganos nuk ka humbur kohe per te treguar vlerat e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.