Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

830 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Luigi Prisco: “Do ju tregoj babain tim. Disa genjeshtra dhe ajo here me Zanettin…”

SPECIALE – Luigi Prisco: “Do ju tregoj babain tim. Disa genjeshtra dhe ajo here me Zanettin…”
Inter Club Staff

Para se t’ju tregojme per intervisten me Luigi Prisco, djalin e te paharruarit Peppino, le ta nisim me nje citim nga libri “Pazzo per l’Inter:

“Ne momentet e veshtiresise, kur skuadra duket e gjunjezuar dhe nga tribunat nisin vershellimat e zakonshme paduruese, tifozet e vertete interiste, shikojne qiellin dhe i kerkojne nderin e zakonshem Peppinos. ‘Peppino Prisco na bej nje gol…” Eshte nje nga koret me te perdorura dhe te dashura te nje stadiumi dhe nje populli qe prej 2001 vuan nga nje nostalgji e pabesueshme per drejtuesin me te madh, ironik, dhe gjenial, Peppino Prisco.”

Gazetaret e FcInter1908, kane kontaktuar me djalin, avokatin Luigi Prisco dhe se bashku kane kujtuar disa ndodhi interesante te lidhura me te paharrueshmin Peppino Prisco:

Pasion i trasheguar nga babai tek femija, edhe ti ke me Interin te njejtin raport qe kishte Peppino?

“Ne kete aspekt duhet te them qe jemi mjaft te ndryshem. Ai, kur flitej per Interin, ka qene shume pak objektiv, ndersa une nuk kam kerkuar kurre ndonje penallti jashte zone, dhe e di qe ai do me qortonte per kete.”

Ai ka deklaruar gjithmone se bente tifo per Interin dhe skuadrat qe luanin kunder Milan dhe Juventus.

“Gjithashtu edhe une, ekzaktesisht si ai.”

Meqe ra fjala tek kjo, si do i ishte pergjigjur Peppino Raioles, qe flet per nje shkrirje mes Interit dhe Milanit?

“Ndoshta nuk do i ishte pergjigjur fare. Do ta kishte konsideruar nje hipoteze jo te pelqyeshme ose me mire nje hipoteze qe duhej injoruar: njelloj sikur te mos ekzistonte.”

Shpesh-here flitet per impiante te reja, ka nje stadium per te cilin babai juaj ndjehet me shume i lidhur?

“Pa dyshim Arena, ka qene stadiumi i tij deri ne 1947, aty eshte lidhur ne menyre kaq te vendosur me Interin, por me vone, pasi e ka provuar per here te pare San Siron, e ka dashur deri ne cmenduri edhe ate. Ndoshta do i pelqente ideja per te patur nje stadium ne pronesi, por do i vinte shume keq te largohej nga San Siro dhe t’ua linte te tjereve.”

Peppino ishte nje njeri tradicional futbolli, si mendon se do te reagonte ndaj nje indoneziani hipotetik?
“Shiko, do i bente analizat e gjakut dhe do i jepte te drejten te kalonin vetem atij qe e ka gjakun zikalter. Ne qofte se Thohir e ka, ai do te ishte dakord.”

Si i jetonte ndeshjet ne San Siro, i ulur prane babait te tij?
“Ishte shume i shqetesuar. Qe nga 1980 e me vone, ka qene nje ferr per shkak te eres asfiksuese te cigareve te tij, ai nuk e kuptonte dhe nje here me tha: “shko ne anen tjeter sepse fryn era ne te kundert dhe nuk te vjen tymi.” Une e degjova, ndryshova vend, por era ndryshoi menjehere ne te kundert. Dukej qe ishte ky fati.

Ju pelqen Mazzarri?
“Mendoj qe eshte nje zgjedhje e shkelqyer, pastaj dihet, ne futboll duhet edhe shume fat, por Mazzarri me pelqen jashtezakonisht shume.

Do i pelqente babait tend?
“Pse jo? Mazzarri eshte njeri me karakter, mendoj se do e cmonte. Sigurisht, do i pelqente Mourinho.

Edhe Herrera kishte nje karakter te veshtire, dhe as ate nuk e kishte shum qef.

“Po edhe jo. Mendoj se raportet nuk ishin shume te mira edhe per shkak te nje episodi qe do jua tregoj tani: Pas transfertave, sidomos nese arbitrimi ishte shume i dobet dhe jo i favorshem (gje e cila ndodhte shpesh), Herrera leshonte deklarata jo te mencura te cilat u denonin me gjobe nga Federata, dhe ajo qe paguante ishte shoqeria. Natyrisht Moratti ishte i shqetesuar, por tranjeri vazhdonte pa u ndaluar. Ne kete pike, presidenti (i lodhur duke paguar gjobat), i ndaloi Herreras qe te leshoje intervista pas ndeshjeve, dhe la babain tim si personin e vetem, rreth klubit, i cili mund te fliste me gazetaret pas ndeshjeve. Kete gje Herrera nuk e pelqeu aspak, edhe pse, pas disa vitesh, ai kerkoi ta bente te dukej sikur vendimin per kete gje e kishte mare ai.”

Thuhet se babai yt e mbante gjithmone foton e Ronaldos ne portofol. E vertete?

“Gjysem e vertete, por ne realitet nuk eshte tamam keshtu. Ai kishte me te vertete nje foto te Ronaldos ne portofol, por kjo gje ndodhte perpara se Interi te blinte Brazilianin, gjate periudhes se tratatives. Kete gje ja tregonte atyre qe ishin kurioz dhe qe kerkonin informacione per tratativen, Ai kishte stampuar foton, dhe poshte saj kishte shkruar: Ronaldo eshte nje djal i mire, dashuron mamane dhe dashuron famlijen e tij; me shume nuk di tju them, e nese do te dija me shume, prap nuk do jua thoja. Prandaj e kishte stampuar foton e tij, qe tja tregonte te gjitheve qe pyesnin per tratativen.”

Pra kur mbaroi tratativa, u zhduk dhe foto?

“Mendoj se po, por ne fakt, dua te theksoj dicka: Foto qe ka mbajtur gjithmone me vete kudo, tek zyra e tij, ne mes te gjerave personale, ishte ajo e Meazzes. Mendoj se i ka pelqyer shume Ronaldo, vecanerisht sepse i ngjante shume Meazzes, te dy driblonin shpesh porierin perpara se te shenonin, dhe ky gjest e bente te cmendej nga gezimi.

Cili eshte tranjeri me te cilin ka mbetur gjithmone i lidhur babai juaj?

“Gigi Simoni, kishin nje raport shume te bukur dhe nje stime reciproke.”

Ka ndonje futbollist te cilin ai e kishte pike te dobet?

“Atij i pelqenin lojtaret qe kishin shume ‘kreativitet’, por akoma me shume i pelqenin profesionistat e vertete, ata qe kishin nje sjellje shume te mire me Interin. Babai im ka dashuruar gjithmone Fachettin, dhe ka pasur nje stime te pafundeme per Javier Zanettin.

Ne fakt, te dy jane emblema te profesionalizmit.

“Po. Do ju tregoje nje anektode per Zanettin: Sapo kishte ardhur dhe ishte 1995, u be nje nga ato festat me tifozet ne te cilen mernin pjese edhe drejtuesit edhe lojtaret. Pasi u pa qe Zanetti u ul afer babait tim, tifozet filluan te kendonin korin: Peppino Prisco facci un gol. Ne ate kohe Zanetti ishte nje djalosh shume i ri, dhe po ashtu pak jo ekspert, kthehet nga babi im dhe e pyet: “Po ti, sa vjet ke luajtur per Interin?” dhe ai, i mbushur me gaz nga pyetja, i kthen pergjigje: “Eh, sikur te kisha luajtur edhe une per Interin…”. Keshtu kapiteni i ardhshem, duke degjuar ato kore, kishte menduar se Peppino Prisco kishte qene nje golashenues i madh i historise se Interit.”

Interi per familjen Prisco eshte pasuri familjare, a do te vazhdoje te jete e tille dhe sezonin e ardhshem?

“Sigurisht qe po, sezonin e ardhshem e pergjithmone.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags