Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

621 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Mbi shpinen e Lukakut: numri 9, San Siro dhe nje mal me gola!

SPECIALE – Mbi shpinen e Lukakut: numri 9, San Siro dhe nje mal me gola!
Inter Club Staff

Pritja pothuajse ka mbaruar. Nese ne San Siro kunder Lecces do te filloje era e re zikalter. 

Antonio Conte qe prej momentit te pare te ardhjes tek Interi, ka theksuar nje emer me shume se te tjeret, ate te Romelu Lukaku. Sulmuesi belg, shkruan sot Gazzettta dello Sport, do te jete me siguri njeriu i dites diten e neserme ne San Siro per te paren ne Serie A kunder ekipit te sapongjitur Lecce.

Por me shume mundesi do te jete edhe dicka me shume: do te jete njeriu i vitit ne shtepine Inter, mbase do te jete ai qe do duhet te marre Interin mbi shpine, aty ku do te shetise edhe numrin 9.

Pas 6 vitesh, 219 ndeshjesh de 124 golave me numrin simbol te sulmuesit ne shpinen e Icardit, tashme stafeten e mer sulmuesi me origjine kongoleze.

“Do te jete nje kalim me shume se sa simbolik. Klubi zikalter kete zgjedhje e ka bere shume e vendosur dhe ka dashur te jete shume e qarte. Icardi ka kaluar tek numri 7, por nuk ka asnje shans qe te veshe fanellen zikalter.”

“Romelu do te kete edhe detyren per ta bere te harrohet sa me shpejt duke shenuar shume gola dhe duke treguar se per popullin interist, ai eshte ndryshe nga Icardi. Argjentinasi ka qene vdekjeprures perpara portes por ka qene shume pak i perfshire ne lojen e skuadres.”

“Lukaku nderkohe ka nje CV tjeter: ai eshte teper deciziv ne zonen e rreptesise, por karriera e tij flet per nje “lojtar sistemi”, sepse keshtu e do edhe Conte sulmuesin e tij. Kjo ka qene arsyeja qe ai e ka ndjekur edhe perpara Manchester United belgun.”

Por ka akoma: “E keshtu, javet e para te kaluara ne Appiano Gentile pas zbarkimit ne mesin e nates se dates 7 gusht premtopjne mire – lexohet ende tek e perditshmja italiane -. Me stervitje teper te renda (nje klasike kjo nga ana e Antonios dhe stafit te tij), nje diete speciale per te rritur masen muskulare dhe nje pune e kuruar deri ne detaje per te arritur sa me shpejt formen perfekte te tij.

“Ata qe i tregonin se ai peshon me tre shifra, Romelu i eshte pergjigjur me nje foto ne Instagram duke i treguar muskujt qe te fusin friken.”

“Kush e ka pyetur nese pas nje sezoni aq te veshtire tek United a mund te jete gati te rikthehet ne formen e tij me te mire, ai i eshte pergjigjur menjehere me 5 gola ne dy ndeshjet pergatitore te Inteirt ne Appiano Gentile.”

“Me te djathten, me te majten, me koke: Romelu eshte ylli me buzeqeshjen qe i ka treguar te gjitha armet e tij ne te gjithe boten dhe eshte gati ta beje kete gje edhe perpara mbi 60 mije tifozeve interist ne San Siro diten e neserme ku shume prej tyre do te jene aty edhe prej debutimit te Lukakut.”

“Romelu dy dite me pare shkeli per here te pare barin e San Siros me bluzen e Interit ne driten e reflektoreve qe do e ndricojne neser per ti treguar rrugen drejt portes. Ai eshte nje nevoje per Conten duke pare se Interi ka “humbur” 33 gola nga sezoni i fundit (44% te totalit) me largimin e Radja Nainggolan, Ivan Perisic dhe largimin e shkruar tashme te Mauro Icardit.”

Lukaku do duhet qe te provoje qe te pushtoje menjehere Interin bashke me numrin e tij 9 mbi shpine duke pare qe sulmi i skuadres se Antonio Contes eshte pak vone me pergatitjet dhe ka luajtur shume pak ndeshje kete vere.”

“Romelu sjell me vete 33 gola me Anderlecht, 113 gola ne Premier League, 48 gola me Belgjiken.”

“Tani eshte per tu rekuperuar koha e humbur dhe te shpresoje qe i ka shfrytezuar shume mire dy javet e punes per te njohur shokun e repartit Lautaro Martinez.”

“Belgu ka dhene gjithcka nga vetja, duke kaluar muajin gusht ne Milano ndermjet shtepise se tij (jeton afer San Siros tani) dhe ne fushat e Pinetinas. Asnje dalje e vone per te. Asnje lajm pertej fushes se futbollit. Tani numri 9 zikalter do te duhet te tregoje se eshte njeriu i duhur ne vendin e duhur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.