Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 25, 2020

Scroll to top

Top

838 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Speciale – Ndeshja me fitimprurese e historise se futbollit Italian: rekordi eshte i Interit

Speciale – Ndeshja me fitimprurese e historise se futbollit Italian: rekordi eshte i Interit
Inter Club Staff

Sa here qe afrohet nje derby, te gjithe kane tendencen te kujtojne koherat e vjetra por edhe rivalitetin historik te dy skuadrave te Milanos qe e kane bere pikerisht kete qytet, qytetin me te titullar ne bote.

Natyrisht qe dy skuadrat e Derbyt della Madoninna jane nder skuadrat me te lavdishme ne rruzullin tokesor dhe kane nga nje histori prapa tyre qe nuk do te fshihet kurre, por kur thua derby, nuk ka se si te mos vije ndermend ai derby i ketij sezoni, me sakte, i luajtur ne 15 Tetor 2017, i cili shenoi rekordin e fitimeve ne historine e futbollit italian. Tani eshte momenti te futemi ne detaje.

Ne ate ndeshje ishin plot 78.328 tifoze prezent ne San Siro, dhe fitimi i klubit zikalter nga kjo ndeshje ishte 4.864.749 (kater milion e teteqind e gjashtedhjete e kater e shtateqind e dyzet e nente) euro. Pikerisht ne kete ndeshje u tejkaluar rekordi i vendosur nga Milani me 4,6 milione euro ne Milan-Barcelona, sfide e 1/4 te finaleve te Champions League 2011/12.

TABELA E NDESHJEVE ME FITIMPRURESE NE HISTORINE E FUTBOLLIT ITALIAN:

inter milan record incassi

Ky klasifikim, perpara rekordit te Interit, ishte i dominuar nga Champions League: ne fakt ishin tre ndeshje europiane qe ishin ne vendet e para, por qe u tejkaluan te gjitha nga nje fushate marketingu perfekte zikalter per derbyn e Milanos. Per Serie A, rekordi i meparshem ishte ai i derbyt te kaluar te 15 prillit qe kishte sjelle ne kasat zikalter 4,2 milione euro.

Ne menyre te pergjithshme, ne vitet e fundit po rriten te ardhurat e klubeve te medha per sa i perket perfitimeve nga shitja e biletave: plot 6 nga 10 ndeshjet e para, jane te sezonit 2016/17 e sebashku me derbyn e fundit jane plot shtate ndeshjet e aferta qe hyjne ne kete klasifikim.

Ne rregull Inter-Milan, por cilat jane rekordet e skuadrave me te medha italiane per sa i perket perfitimeve ne nje ndeshje te vetme? Natyrisht qe per Interin, eshte pikerisht derby i fundit i luajtur ne Meazza, por per sa i perket skuadrave te tjera, te gjitha keto ndeshje kane qene europiane, e kjo gje e ben kete rekord te Interit akoma me special.

KJO ESHTE TABELA E SKUADRAVE TE MEDHA ME NDESHJEN ME FITIMPRURESE SE GJITHESECILES:

inter milan record incassi

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.