Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

485 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Speciale – Nga Oriali tek Palacio: A e dini qe prej 1982 ka gjithmone nje Interist ne finale Boterori?

Speciale – Nga Oriali tek Palacio: A e dini qe prej 1982 ka gjithmone nje Interist ne finale Boterori?
Inter Club Staff

Nga 1982 deri me sot, ne cdo finale boterori, ka pasur gjithmone nga nje lojtar te vetem dy skuadrave ne bote. 

Behet fjale per lojtaret qe veshin bluzen zikalter, natyrisht ate te Interit si dhe per lojtaret e Bayern.

Jane pikerisht Interi dhe Bayern Munich, sipas asaj qe shkruan sports.fr e cila tregon edhe lojtaret e Interit qe kane qene prezent ne cdo finale boterori qe prej 1982.

Sot ka shansin qe te vazhdojne kete rekord shume te bukur te Interit dy lojtaret zikalter te Kroacise, Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic. 

Sic u tha edhe me lart, ka nje statistike qe lidh Interin me kompeticionin me te famshem ne bote.

Eshte nje statistike historike qe lidh finalet e boterorit me bluzen zikalter. Qe prej triumfit te kalter me 1982 ndaj Gjermanise, ka pasur gjithmone nje Interist ne finalen e nje Kupe Bote.

Pas Bergomit dhe Orialit, kater vite me pas ishte radha e Rummenigge me Gjermanine e tij e cila doli e humbur ndaj Argjentines se Maradones. Nderkohe jane tre lojtaret zikalter qe moren pjese ne hakmarrjen gjermane me 1990 ne Rome: pervec Klinsmann dhe Matthaus, prezent ne fushe edhe Brehme i cili me nje penallti ne minuten e 85′ vendosi fatin e ndeshjes ne favor te Gjermanise.

Ne finalen e pafat te 17 korrikut 1994 ndermjet Italise dhe Brazilit qe pa te kalterit te humbisnin pas ruletes se poenalltive, ne fushe ishte per 120 minuta Nicola Berti. Ne 1988 Yuri Djorkaeff u shpall Kampion Bote me Francen e tij 3-0 ndaj Brazilit te Ronaldo fenomenit qe ne 2002 do te fitonte boterorin me nje dopiete per kombetaren e tij ndaj Gjermanise

Protagonist absolut ne finalen kunder Frances ne 2006 eshte Marco Materazzi: pasi shenon golin e 1-1 momental, ish mbrojtesi zikalter shtyn Zinedine Zidane drejt kartonit te kuq dhe shenon njeren prej 5 penalltive qe do te nxirnin Italine Kampione Bote. Ne 2010 me pas, ne sezonin e rekordeve zikalter, Wesley Sneijder per pak sa nuk arrin te fitoje Boterorin me Hollanden e tij te cilen e humbet ne minutat shtese ndaj Spanjes. Ai qe e mbyll kete rekord te vecante eshte Rodrigo Palacio i cili ishte ne fushe ne finalen e 2014 ndermjet Argjentines dhe Gjermanise.

A do te kemi nje interist ne finalen e Rusi 2018? Nuk i dihet, por kjo gje tashme, prej rreth 30 vitesh eshte bere nje tradite tashme…

Kjo eshte lista e plote e Interistave ne finalet respektive te boterorit qe prej 1982 e deri me sot:

1982: Altobelli, Bergomi, Oriali

Image result for bergomi oriali italia

1986: Rummenigge

Image result for rummenigge germany

1990: Brehme, Klinsmann, Matthaus

Image result for klinsmann brehme matthäus

1994: Berti

1998: Djorkaeff, Ronaldo

2002: Ronaldo

2006: Materazzi

2010: Sneijder

2014: Alvarez, Campagnaro, Palacio

Forza Marcelo & Ivan, syte tane jane nga ju sot!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.