Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | July 20, 2019

Scroll to top

Top

261 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Speciale – Nga Oriali tek Palacio: A e dini qe prej 1982 ka gjithmone nje Interist ne finale te boterorit?

Speciale – Nga Oriali tek Palacio: A e dini qe prej 1982 ka gjithmone nje Interist ne finale te boterorit?
Inter Club Staff

Tani qe po afrohet boterori, te shumta jane temat qe hapen cdo dite per kompeticionin qe enderron cdo lojtar qe femije, por ka nje te dhene teper speciale per Interistat ne lidhje me boterorin e kombetareve qe ben aq shume krenare klubin zikalter.

Tashme ka nisur edhe numerimi mbrapsht: per disa muaj do te filloje Boterori Rusi 2018, i cili do te permbyllet me finalen e saj me 15 korrik 2018.

Tashme jane vendosur edhe skuadrat finaliste si dhe grupet perkatese. Por ka nje statistike qe lidh Interin me kompeticionin me te famshem ne bote.

Eshte nje statistike historike qe lidh finalet e boterorit me bluzen zikalter. Qe prej triumfit te kalter me 1982 ndaj Gjermanise, ka pasur gjithmone nje Interist ne finalen e nje Kupe Bote.

Pas Bergomit dhe Orialit, kater vite me pas ishte radha e Rummenigge me Gjermanine e tij e cila doli e humbur ndaj Argjentines se Maradones. Nderkohe jane tre lojtaret zikalter qe moren pjese ne hakmarrjen gjermane me 1990 ne Rome: pervec Klinsmann dhe Matthaus, prezent ne fushe edhe Brehme i cili me nje penallti ne minuten e 85′ vendosi fatin e ndeshjes ne favor te Gjermanise.

Ne finalen e pafat te 17 korrikut 1994 ndermjet Italise dhe Brazilit qe pa te kalterit te humbisnin pas ruletes se poenalltive, ne fushe ishte per 120 minuta Nicola Berti. Ne 1988 Yuri Djorkaeff u shpall Kampion Bote me Francen e tij 3-0 ndaj Brazilit te Ronaldo fenomenit qe ne 2002 do te fitonte boterorin me nje dopiete per kombetaren e tij ndaj Gjermanise

Protagonist absolut ne finalen kunder Frances ne 2006 eshte Marco Materazzi: pasi shenon golin e 1-1 momental, ish mbrojtesi zikalter shtyn Zinedine Zidane drejt kartonit te kuq dhe shenon njeren prej 5 penalltive qe do te nxirnin Italine Kampione Bote. Ne 2010 me pas, ne sezonin e rekordeve zikalter, Wesley Sneijder per pak sa nuk arrin te fitoje Boterorin me Hollanden e tij te cilen e humbet ne minutat shtese ndaj Spanjes. Ai qe e mbyll kete rekord te vecante eshte Rodrigo Palacio i cili ishte ne fushe ne finalen e 2014 ndermjet Argjentines dhe Gjermanise.

A do te kemi nje interist ne finalen e Rusi 2018? Nuk i dihet, por kjo gje tashme, prej rreth 30 vitesh eshte bere nje tradite tashme…

Kjo eshte lista e plote e Interistave ne finalet respektive te boterorit qe prej 1982 e deri me sot:

1982: Altobelli, Bergomi, Oriali
1986: Rummenigge
1990: Brehme, Klinsmann, Matthaus
1994: Berti
1998: Djorkaeff, Ronaldo
2002: Ronaldo
2006: Materazzi
2010: Sneijder
2014: Alvarez, Campagnaro, Palacio

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.