Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

538 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Numrat nuk genjejne, Inter nuk vdes kurre: Ja sa pike kane sjelle minutat e fundit!

SPECIALE – Numrat nuk genjejne, Inter nuk vdes kurre: Ja sa pike kane sjelle minutat e fundit!
Ardis
  • On 07/11/2018, 21:00

Mbas 6 vitesh pritje, rikthimi ne Champions League i Inter-it nuk mund te ishte banal. Duke filluar nga vazo e 4 (qe sic thote Spalletti eshte paguar e gjitha) skuadra zikalter ka nje faze te ndeshjeve te kthimit ne grupin B me tre ndeshje potenciale per te marre pike, nga keto, 2 ndeshje ne stadiumin Meazza, furnizim me shprese per kualifikimin per ne 1/8 ne Champions League.

Dje ne mbremje kunder nje kundershtari qe sot luan futbollin me te mire ne Europe ka ardhur nje barazim me vuajtje por i çmuar. Jo me rezultatin 0-0 qe dukej se do te mbaronte, por ka gjetur golin e pare Malcolm, por me pas vjen goli i barazimit te Mauro Icardi-t ne minuten e 87, qe lind nga asgjeja mbas nje ndeshjeje te komplikuar qe e la te shtangur Marc-Andre Ter Stegen.

Nje pike qe mund te sjelle te gjithe diferencen e kesaj bote, sepse ne rastin e nje barazimi ne Londer me 28 nentor Inter-i do te ishte automatikisht e kualifikuar ne 1/8 e Champions League, duke bere nje ndeshje te fundit ne grup kunder PSV, jo me shume vlere per tu luajtur ne Milano.

NUMRA TE RENDESISHEM – Nderkohe, statistika qe vihet re me shume eshte konfirmimi i kapacitetit zikalter qe nuk dorezohet deri ne sekonden e fundit te ndeshjes. Duke marre parasysh edhe kampionatin edhe Champions League, jane realizuar 12 gola ne çerekoreshin e fundit, nga keto 10 jane realizuar ne 10 minutat e fundit, 7 nga keto decizive per te sjelle ne shtepi 13 pike ne total. Nje shenje e dukshme e qartesise, ndonjehere nevoze, me te cilen Interi perballet ne minutat e fundit te ndeshjes mbi te gjitha duke u nisur nga nje situate per te korrigjuar ose permisuar.

NEVER GIVE UP – Te kthyer ne Europe, skuadra e Spalletti-t mbas 4 javes ka koleksionuar 7 pike. Dhe statistika me pozitive eshte se ne cdo ndeshje eshte permbysur rezultati ku kane qene ne disavantazh.

Nje situate e tille ka ndodhur ne debutimin kunder Tottenham, kur Icardi dhe Matias Vecino kane permbysur rezultatin me golin e Eriksen ne minutat e fundit te ndeshjes. E njejta situate eshte perseritur kunder PSV Eindhoven-it, ku mbas golit te realizuar nga Pablo Rosario te PSV kane ardhur golat e Radja Nainggolan dhe Icardi.

Por nese dy statistika nuk bejne nje prove, ja dhe nje tjeter kunder Barcelone-s perpara 74 mije spektatoreve ne Meazza. Kapaciteti per te qendruar ne ndeshje dhe te ndryshoje fatin e tij duke e provuar deri ne fund (“Ne ADN-ne e tyre eshte shkruajtur qe nuk dorezohen kurre”, e ka vleresuar sinqerisht trajneri i Barcelone-s Ernesto Valverde ne post-ndeshje), si edhe di te permbyse nje situate te disavantazhuar ne nje kompeticion  “te ri” si kjo e Champions League, duke certifikuar rritjen ne nga ana mendore te kesaj skuadre, qe e nisi me nje barazim ne shtepi kunder Crotones, me pas humbja ndaj Sassuolo-s deri ne prishjen e endrrave per lavdi te Tottenham-it, PSV-se dhe Barcelone-s. Nje maturim ne te cilin eshte Spalletti krijuesi kryesor, duke pare qe edhe ai permend shpesh persa i perket Inter-it “eshte gjithmone nje ceshtje ne mendje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.