Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,071 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Portofoli i Interit 2018: Sa mund te shpenzoje nga tani deri ne fund te merkatos Interi?

SPECIALE – Portofoli i Interit 2018: Sa mund te shpenzoje nga tani deri ne fund te merkatos Interi?
Inter Club Staff

Ky qe do te lexoni eshte një udhërrëfyes i arsyetimit ekonomik që ndikon në zgjidhjet e drejtuesve zikalter.

Pavarësisht nga rritja e të ardhurave të sjella nga Suning dhe kualifikimi në Champions League, ende nuk kanë përfunduar peripecitë e Interit me Fair Play Financiar. Në fakt, UEFA ka hedhur poshtë pjesërisht atë që Interi kishte deklaruar në kohën e paraqitjes së pasqyrave financiare të 2016/17 dmth që mbyllia e vitit ekonomik (me një deficit prej 24.6 milion) kishte përmbushur të gjitha kërkesat “Settlement Agreement” në fuqi (arritje që do ti kishte dhënë mundësi klubit të dilte nga obligimet me UEFA-n).

Megjithatë UEFA njoftoi zikatërit se kanë përmbushur vetëm pjesërisht kërkesat (duke arritur barazim bilanci të e kostove, por mungon objektivi për mos rritjen e amortizimeve) dhe për këtë arsye do të mbetet në fuqi edhe për sezonin 2018/19 kufizimi i numrit të lojtarëve në Ligën e Kampionëve (22 lojtarë nga 25) dhe veçanërisht mundësia për të futur në listën A vetëm lojtarë të rinj kostoja totale e të cilëve nuk tejkalon të ardhurat nga shitja e lojtarëve të pranishëm në listën A të regjistruar në Evropë League 2016/17 plus të ardhurat nga shitja e dy lojtarëve që nuk janë në listë.

Përveç kësaj, Interi do të duhet të arrije një buxhet të balancuar edhe në fund të sezonit 2017/18 dhe të mos jetë shumë larg objektivit edhe në mbylljen buxhetore në qershor 2019 për të mos rrezikuar të dërgohet në Dhomën Gjyqësore si Milani (2018/19 është sezoni i fundit që i është dhënë Interit të qenë plotësisht brenda parametrave).

Në krahasim me vitin 2016/17, në buxhetin 2017/18 mungojnë rreth 10 milionë euro të ardhura nga Europa League dhe 50 milion euro nga fitimet kapitale të realizuara(plusvalencat). Sa i përket të ardhurave, duhet të theksohet se shpallja e të ardhurave më të larta nga sponsorët për 37.7 milionë euro, nga sponsorizimet e ndryshme me kompanitë kineze, 25 milion euro duhet të llogariten si të “humbura”në buxhetin 2016/17 me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të sponsorizimit; dhe me mungesën e të drejtave televizive për shkak të pjesëmarrjes në Ligën e Evropës. Aq sa thuhet se janë rritur të ardhurat nga sponsorët plus të drejtat televizive prej 203.5 milionë, krahasuar me 195.2 milionë vitin e kaluar (me një fitim prej vetëm 8.3 milion, por me lajmin e mirë se ka mbyllur sponsorizimet e qëndrueshme dhe jo sezonal).

Këto të dhëna, së bashku me ndryshime të tjera të vogla që ende nuk janë publike, të çojnë në 45 milionë eurot e famshmë plusvalence që duhet të arriheshin deri më 30 qershor.

Si do të ndikojnë kufizimet e lojtarëve nga UEFA? Ashtu si vitin e kaluar, Interi ka ndjekur rrugën e shitjes së të rinjve të saj të vlefshëm, duke përfituar nga sektori i të rinjëve talentues.

Interi në këtë muaj ka fituar 50.5 milion euro me shitjen e Jens Odgaard, Jonathan Biabiany, Davide Bettella, Marco Carraro, Geoffrey Kondogbia, Davide Santon, Nicolò Zaniolo, Andrei Radu, Federico Valietti, Yuto Nagatomo dhe Rey Manaj.

Pasi u zgjidh problemi i qershorit, drejtuesit e Interit duhet të meren tani me buxhetin 2018/19, duke filluar nga një lajm i e mirë dhe një i keq. I miri është se 42 milionët të siguruara nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve (duke shtuar edhe të ardhurat nga ndeshjet e luajtura në San Siro në Champions) dhe të paktën 13 milionë më shumë që duhet të vijnë nga shpërndarja e re e të drejtave televizive italiane, sigurojnë mundësinë që klubi të jëtë afër bilancit 0 i kërkuar nga Uefa, dhe nuk do të jetë nevoja për të realizuar fitime të mëtejshme kapitale(plusvalence) në sezonin 2018/19, dhe përkundrazi do të kishte mundësi për operacione të tilla si rishikimi i kontratës së Icardit.

Lajmi i keq është pamundësia e regjistrimit të lojtarëve të rinj në Ligën e Kampionëve, kostoja totale e të cilëve nuk është më e vogël se ajo e shitjeve, ky mund të jetë një kufi për ëndrrën e përdorimit të të ardhurave më të larta për blerjen e një lojtari të vetëm (blerja e Chiesa psh, kostoja e të cilit është rreth 70 milionë) duke rrezikuar të aktivizohet në Champions. Duke parë listën e lojtarve në Europa League 2016/17, ne mund të shohim se në dy vitet e fundit nga lista janë shitur lojtarë me vlerë totale rreth 51.2 milionë euro: Nagatomo 3, Ansaldi 2, Santon 9.5, Banega 9, Medel 3, Miangue 3.2*, Radu 7*, Carrizo 0, Melo 0, Palacio 0, Biabiany 1.5, Murillo 13, * duhet parë nëse Uefa njeh shitjen e dy lojtarve nga lista B  e sezonit 2016/2017 ** i cili ndoshta mund të llogaritet meqenese Valencia ka detyrim blerje në ndeshjen e tij te parë në sezonit e ri.

Në këtë listë mund të shtohen dy lojtarët më të shtrenjtë të shitur në dy vitet e fundit jo në listë ‘designated players; (Kondogbia 25 dhe Caprari 15 milion janë për momentin shitjet më të larta jashtë liste) pra një total prej 89.7 milion Euro (duke shpresuar në një shitje të Joao Mario për rreth 30 milion). Kjo shifër ka shumë gjasa të arrijë 100 milionë euro me largimin e Pinamontit* dhe mund të rritet më tej nëse Inter vendos të shesë një ose më shumë lojtarë të mbetur në listë (kandidatë potencial janë Eder dhe Candreva nisur nga blerja e dy sulmuesve të rinj deri tani).

Duke marrë përsipër të mirqenë largimin e Pinamontit, shuma e derdhur deri më tani do të lejonte regjistrimin në Ligën e Kampionëve të blerjes së re Nainggolan (38 milionë), Skriniar (23), një midis Vecino dhe Gagliardini (24) dhe Borja Valero (5,5)  dhe teprojnë 10 milion.

Theksojmë që De Vrij dhe Asamoah futen në listë si blerje me kosto 0. Për momentin, megjithatë, Lautaro Martinez (23 milionë) dhe një midis Vecino dhe Gagliardini, Dalbert (20) dhe Karamoah (7) nuk mund të futen.

Në rast të një shitje të rëndësishme (Icardi, Brozovic,Perisic ose Candreva), apo nëse Inter dëshiron të forcojë më shumë ekipin që do të marrë pjesë në Serie A sesa skuadrën që mund të regjistrohet në Ligën e Kampionëve, situata ekonomike do të lejonte blerjen e një lojtari tjetër me një kosto prej 30-40 milionë (përfshirë pagesën për borxh, dhe blerjen, e cila nëse është e detyrueshmë llogaritet menjëherë si blerje, ndërsa në rastin e me të drejtë blerje; nuk llogaritet menjëherë në buxhet), siç u ble Politano (borxh per 7 milion Euro dhe blerje pas dy  vitesh për shumën 20 milion, te Sassuolo shkon sulmuesi Odgaard për 5 milion me të drejtë riblerje nga Interi për 10 milion vitin e parë dhe 15 milion të dytin) dhe po insistohet për mbrojtësin e djathtë, Dembelé dhe Malcom.

Sidoqoftë, masat që nuk u hoqën nga UEFA tregojnë se edhe për këtë vit strategjia e klubit për çdo blerje do të lidhet drejtpërdrejt me shitjet e mundshme që lejojnë të mbulohen shpenzimet dhe që mbi të gjitha nuk çojnë në një rritje të mëtejshme amortizimit të lojatrëve në bilanc.

Falenderohet perseri anetari yne Elis Karaj qe pergatiti kete shkrim ne shqip nga Italishtja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.