
Speciale – Rrogat, dy lojtare te Interit ne 10 lojtaret me te paguar ne Serie A! Nderkohe Spalletti…
Ne sezonin e kaluar, qe perfundoi duke u pozicionuar ne vendin e 4 dhe per rrjedhoje u be pjesemarres ne Champions League, Inter-i rregjistronte nje total rrogash prej 116 milione €, i treti ekip me rroga me te larta ne Serie A.
Ne vere, me pas, me 7 transferimet e reja pervec se perforcuan skuadren influencuan ne totalin e rrogave dhe impaktin kryesor e kishte Radja Nainggolan, me nje rroge prej 4.5 milione € ne sezon qe e bejne lojtarin e dyte me te paguar mbas Icardi-t ne klasifikim e ekipit zikalter.
Te dy figurojne, sic thekson Tuttosport, ne TopTen te Serie A.
“Ne total ekipi zikalter eshte i perbere nga 23 elemente, nga te cilet 17 vijne nga vende te huaja. Buxheti neto i klubit e perkthyer ne shifra eshte 58.8 milione €, me nje mesatare te kontrates rreth 2.55 milione € ne sezon.”
”Nje parameter qe eshte tejkaluar nga 11 lojtare te teseruar ne kete fillim kampionati:
Icardi (5,5 milioni di euro),
Nainggolan (4,5),
Perisic (4),
De Vrij (3,8),
Miranda (3,5),
Handanovic (3,2),
Asamoah,
Candreva, Keita (3),
Vrsaljko (2,8)
Joao Mario (2,7)”.
I rendesishem eshte edhe rroga e trajnerit, Luciano Spalletti, per te cilin shoqeria ka vendosur ti garantoje 4.5 milione € ne sezon, aq sa i ofron edhe Nainggolan:
“Trajneri toskan eshte ne vendin e trete te klasifikimit persa i perket trajnereve te kesaj kategorie, perpara tij jane Carlo Ancelotti (Napoli) me 6 milione € dhe Massimiliano Allegri (Juventus) me 7.5 milione €.