Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,672 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Speciale – Sa surprize e bukur: Pioli nje tifoz zikalter qe femije e po keshtu gjyshi, babai, mamaja dhe djali i tij!

Speciale – Sa surprize e bukur: Pioli nje tifoz zikalter qe femije e po keshtu gjyshi, babai, mamaja dhe djali i tij!
Inter Club Staff

Interist perbrenda. Gjyshi, babai, mamaja dhe femijet. Familja e Piolit ka ngjyrat zikalter si lekure, dhe tani qe Stefano eshte bere tranjer i Interit, gezimi eshte i dyfishte, trefishte i disafishte.

Endrra klasike qe realizohet, mbyllje natyrale e rrethit, arritja me e madhe, endrra e realizuar e dikujt qe askush nuk e dinte. Nuk eshte koha per te hapur shishe me shampanje se njerezit si Pioli nuk jane njerez shampanje: emocionet i ndjejne perbrenda, pa ngritur zerin dhe pa i rene gjoksit. Por ne momente si keto eshte e pashmangshme qe kujtimet te rikthehen magjepsese. Me magjepsese se kurre.

DREKA ME E BUKUR – E diele, 1 tetor 1978, ndeshja e pare e Serie A. Stefano nuk i ka mbushur akoma trembedhjete vjec, dhe si vellzerit e tij Leonardo dhe Danilo nuk flet per gje tjeter vecese futbollit. Ka nje deshire: te shkoje te shikoje nje ndeshje te Interit nga afer. Babai Pasquino dhe mamaja Maria Luisa e dine, por ne shtepine e tyre nuk mbinin parate dhe biletat kushtonin jo pak. Por insistimi i djemve, ne nje moment, ben qe endrra e tyre te realizohet: “Neser do te shkojme te gjithe ne stadium. Luhet Bologna-Inter.”, thote baba Pasquino te shtunen ne darke. Te dielen nisen me tren ne mengjes nga stacioni i Parmes: pese bileta te klasit te dyte, atij ekonomik. Zonje Maria Luisa mban ne duar dy qese me disa gjera qe kishte blere: brenda kishte panine me proshute dhe sallam, disa gjera per te pire, ndonje frut, e pak torte per femijet e saj. Me pak fjale, buke me vete. Ne oren dy fiks, familja Pioli ishte tashme shume afer stadiumit Dell’Ara, per Stefanon, qe nje dite me pare kishte luajtur me bluzen e Coop Nord Emilia nje ndeshje kampionati te rinjsh, eshte hera e pare ne stadium si tifoz i Interit. Asnje flamur me vete e asnje shall. Vetem syte e mbushur plot, por te perqendruar tek idhujt e tij. Ne fushe ishin te rinjte e talentuar Beccalossi dhe Altobelli, eshte Pasinato qe shkon para e mbrapa ne krah, ne porte Ivano Bordon, ne mesfushe Marini dhe Oriali. Dhe ne pankine shikimi i vrenjtur i gjeneralit te hekurt: Eugenio Berselini.

MREKULLIA – Me e emocionuara e familjes, mamaja Maria Luisa, nuk rri ne nje vend dhe nuk arrin te kontrolloje aspak emocionet: bertet, kendon, therret lojtaret, i mbeshtet ne rastet kur gabonin ndonje pastim, perplas duart ne koke kur Interi humbet ndonje rast, i duartroket kur ndertojne ndonje aksion te bukur. Por ndeshja nuk arrin te zhbllokohet. Per kete gje mendon Carletto Muraro i cili can rrjeten: ne minuten e 33 te pjeses se dyte. Gol deciziv. Stefano cohet ne kembe dhe kercen si i cmendur duke festuar golin e Interit te tij. Edhe babai, mamaja dhe dy vellezerit e tij. Te gjithe zikalter. Te gjithe te lumtur. Ndeshja mbaroi 1-0 per Interin, edhe pse ate kampionat zikalterit nuk arriten ta fitonim dot, por e fitoi Milani i Rivieras qe fitoi edhe yllin e pare. Ndersa Stefano mezi arrit ta kaperceje ate moment, ashtu si edhe shume raste te tjera, sepse ai si adoleshent tifoz i Interit, nuk arriti te gezonte shpesh ne ate kohe. Por dashurine e tij per Interin nuk e ka mohuar kurre, madje perkundrazi, i ka ardhur mjaft keq dhe eshte nevrikosur shpesh here kur e kane quajtur si Juventin vetem sepse per ceshtjet e zakonshme te cudishme te futbollit, ai debutoi ne Serie A me bluzen e Juventusit. Por Stefano, ka edhe nje dashuri tjeter, me te vogel se e Interit, ajo eshte Parma. Por kjo eshte per motive vendlindje: aty ka lindur, aty ka luajtur, me pak fjale, nga aty ka nisur rrugetimi i tij ne futboll. Por Interi eshte Inter per te, gjithmone keshtu ka qene.

GOLI ME PARMEN – Me bluzen e Parmes ai shenoi golin e kalimit te saj nga Seria C ne Serine B, ne pranveren e 1984. Ka dicka me pak se 18 vjec, e disa muaj me pas do te filloje rrugetimin e tij te vertete. Drejtori Sportiv i Parmes Riccardo Sogliano vendosi ta shese dhe ja propozoi Interit. Marreveshja u duk e mbyllur, por ne fund fare gjithcka ndryshoi vetem nga nje telefonate nga nje autogrill ne Autostraden e Diellit. Sogliano bie dakord me Bonipertin, qe i ofron nje miliarde lireta per lojtarin, gje qe e ben drejtorin sportiv te Parmes te rikthehet me makine aty ku e priste babai i Stefanos, Pasquino me djalin e tij, dhe i thote: “Do te shkosh tek Juventusi, paguajne me shume per ty. E kam vendosur.”. Ne ate kohe deshira e lojtarit nuk kishte aspak peshe dhe zgjedhjet beheshin ekskluzivisht nga drejtuesit e skuadrave. Stefanino i vogel, vetem 18 vjecar, ne ate moment nuk e dinte se per te perqafuar Interin do i duheshin tridhjete e dy vite. Po, tridhjete e dy.

Nje shprehje e famshme thote “me mire vone, sa kurre” dhe ne shumicen e rasteve ka dale pikerisht keshtu. Askush ne kete moment nuk e di se si do te shkoje aventura si tranjer i Interit e Stefano Piolit, sepse Stefano sapo ka pranuar nje nga punet me te veshtira ne univers, nje shkolle te vertete jete. Atij do i duhet shume fat, shume pune dhe shume mbeshtetje nga klubi dhe tifozet. Edhe pse kete te fundit, jemi te sigurte qe do e kete sepse ne fund te fundit, Stefano eshte njeri prej nesh.

copez nga gazzetta

 

Foto nga Gazzetta: Momenti i golit dhe titulli per Stefano Piolit.

copez nga gazzetta dy

Nje copez nga Gazzetta ku flitet per eksperiencen e Piolit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.