Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SPECIALE – Shitja e Interit dhe “urdheri” per te shitur klubin: “Ja cfare po ndodh vertete dhe pse doli lajmi”.

SPECIALE – Shitja e Interit dhe “urdheri” per te shitur klubin: “Ja cfare po ndodh vertete dhe pse doli lajmi”.
Inter Club Staff

Nderkohe qe skuadra e ka pasur pak te veshtire ne fushe, nga ana tjeter, duket se pronaret zikalter, Suning, po kerkojne nje bleres per klubin.

Por cfare po ndodh vertete? Ne fakt, me sa duket, per ta eshte shume e veshtire qe te ecin perpara ne keto kushte, kur e kane te pamundur te investojne.

Ne kete moment, e vetmja rruge qe ata te qendrojne ne krye te Interit, eshte qe te bejne ne menyre te vazhdueshme sakrifica ne nivel skuadre.

Eshte nje e ardhme qe nuk shkon per shtat me ambiciet e nje klubi si Interi, por as me ambicjet e nje tifozerie si ajo zikalter qe meriton me shume.

Keshtu, zeri i dale dje per nje shitje te Interit per nje vlere prej 1,2 miliarde eurosh eshte shume i vertete.

Nuk eshte se Inter do te shitet per kete shifer, por ky eshte “urdheri” qe Zhang i ka dhene Goldman Sachs per te shitur Interin.

Ne realitet, ata duhet te gjejne bleres qe i afrohen sa me shume kesaj shifre. Eshte nje lajm i rendesishem, por nuk eshte nje lajm qe konfirmon interesin e ndonje pronari ne vecanti.

Zhang ne fillim ka kerkuar nje partner ne minorance, por dicka e tille nuk ak qene e mundur duke qene se askush nuk ka dashur te futet te Inter pa te drejten te vendose.

Prandaj ky kerkim ka deshtuar, dhe tani Zhang eshte gati te heqe dore nga Inter, dhe shifren per ta bere kete e ka bere te ditur.

E gjitha kjo eshte nje levizje strategjike, sepse gazetare prane Interit nuk dalin kurre kaq hapur te flasin per publikun nese nuk ka dicka te vertete prapa.

Keshtu, tashme nje shitje e Interit duhet te jete shume afer, edhe pse nuk eshte dicka qe do te ndodhe sot per neser.

Ne kete moment, terreni me i mundshem per Interin eshte te perfundoje te nje pronar amerikan, duke qene se eshte nje treg qe po investon shume ne futbollin europian.

Per momentin, asgje konkrete nuk ka ne horizont, por lajmi me i madh i mundshem ka qene se familja Zhang ka hapur dyert per shitjen e Interit.

Eshte e thjeshte te mendoeht se lajmet e djeshme kane dale direkt nga Inter, dhe qellimi ka qene i qarte: te reklamohet e gjitha kjo ne media.

Nje lajm qe i ben edhe tifozet zikalter qe te mos sulmojne me shume pronaret, duke qene se ata po kerkojne nje bleres tashme.

Por normalisht, deri sa te ndodhe kjo, do te duhet edhe pak. Ndoshta disa muaj, e pse jo, edhe nje vit…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.