Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,378 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Speciale – Tifozi ndalon Vrslajkon per nje foto dhe e pyet: “A do vije Modric?”. Ja pergjigja e kroatit!

Speciale – Tifozi ndalon Vrslajkon per nje foto dhe e pyet: “A do vije Modric?”. Ja pergjigja e kroatit!
Inter Club Staff

Tifozet e Interit kete vere po perjetojne merkaton me te rendesishme qe prej 2010.  

Nderkohe qe Ausilio nuk ka ndenjur asnje moment i palevizshem, ai ka arritur te sjelle ne Milano lojtare te nje kalibri nderkombetar por ka qene afer edhe lojtareve te tipit Arturo Vidal e ne kete moment Interi po perflitet sikur eshte shume afer Modric.

Per kete nuk ka me asnje dyshime, por operacioni ne vetvete eshte teper i komplikuar me Real Madrid dhe Florentino Perez qe eshte kunder ketij operacioni dhe Interi nga ana tjeter qe pret lajme nga levizjet e Modric sepse me lojtarin ka nje marreveshje tashme.

Por tifozet zikalter duket se kete vere nuk kane ndermend te qendrojne te qete dhe kane vendosur te hyjne ne aksion vete.

Pas numrit te shumte te tifozeve qe gjate kohes kur Modric po bente pushimet ne Sardenje, Itali, shkuan per te takuar kroatin per ta pyetur nese do te vinte tek Interi apo jo (pyetje qe nuk moren kurre nje pergjgije nga kroati por vetem buzeqeshje), tashme tifozet e kthyer ne gazetare investigativ jane hedhur perseri ne aksion.

Per kete mund te shikoni foton me poshte por edhe shpjegimin gjithashtu:

Sic mund ta shikoni ne foto, nje tifoz i Interit i quajtur Francesco Zappulla ka takuar Vrslajko, ka bere me te nje foto per ta pasur kujtim dhe me pas e ka pyetur edhe per Modric.

Ai thote se pergjigja e Vrslajko ka qene: “Te shohim, nuk eshte e thjeshte.”

Edhe pse Vrsaljko nuk ka treguar ndonje prapaskene, perseri nuk eshte pa rendesi ajo qe ka thene sepse edhe njehere ka konfirmuar se ka tratativa ne vazhdim duke e pranuar se “nuk eshte e thjeshte”.

Me sa duket, edhe kroatet e Interit po bejne punen e tyre per te sjelle Modric tek skuadra zikalter.

Per momentin eshte thjesht nje enderr e te gjithe po shpresojme qe te mos mbetet e tille.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.