Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Specialisti i merkatos Italiane: “Skriniar? Ja sa eshte vlera e tij e merkatos. Nese largohet nga Interi, do te shkoje ne Premier League.”

Specialisti i merkatos Italiane: “Skriniar? Ja sa eshte vlera e tij e merkatos. Nese largohet nga Interi, do te shkoje ne Premier League.”
Inter Club Staff

“Skriniar? Jam habitur nga ky djalosh. Me thoni nje lojtar te moshes se tij qe mbizoteron ne repartin e tij ashtu si ai ben tek Interi? Askush, sepse nuk ka.”

Keshtu e ka nisur fjalen e tij per Radio Marte gjate emisionit Marte Sprot Live gazetari i njohur dhe drejtuesi i Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni.

Ai eshte pyetur per nje largim te mundshem te Koulibaly nga Napoli dhe nese Napoli mund t’ja lejonte vetes te blinde mbrojtesin zikalter por pergjigja ka qene e menjehershme: “Absolutisht jo, nuk ka asnje shans qe Skriniar te shkoje tek Napoli apo ndonje skuader tjeter Italiane.”

“Ne radhe te pare kete gje Interi nuk do e lejonte por askush nuk ka fuqine ekonomike ne Itali per te blere Milan Skriniar.”

“E them kete se Interi eshte ne pozicion avantazhi ndaj kujtdo qe do te trokase duke qene se zikalterit nuk duan ta shesin ate.”

“Sa vlen Skriniar? E pabesueshme per dike qe deri dy sezone me pare ne merkato nuk e kishte vleren as 5 milione euro, por sot ai vlen plot 80 milione euro.”

“Kete cmim ai e ka fituar ne fushe, paraqitje pas paraqitje. Ju kujtohet Interi qe vuajti per dy muaj me radhe vjet ku nuk arrinte te shenonte por ama prapa as nuk pesonte. Kjo ishte edhe fale tij.”

“Ku mund te shkoje Skriniar nese largohet nga Interi? Per mua ka vetem nje destinacion: Premier League. Vetem ata mund ti lejojne vetes nje shpenzim aq te cmendur sa per te marre Skriniar.”

“Nese ai vlen 80 milione euro sot, Interi mund te kerkoje edhe shume me shume se aq duke pare merkaton…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.