Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

993 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spektakolar Stefan De Vrij: tifozi e pyet si duhet te ndihet mbrojtesi me i mire ne Serie A dhe ai pergjigjet…

Inter Club Staff

Ajo qe ka ndodhur sot ka qene me te vertete dicka shume e bukur dhe ka pare protagonist Stefan de Vrij.

Hollandezi i ardhur nga Lazio tek Interi kete vere me parameter 0 deri me tani ka treguar se eshte nje nga blerjet me te bukura te Interit ne sesionin e fundit te merkatos.

Ai dje ka qene nje pankine duke i lene vendin Joao Mirandes pas nje ndeshje shume te mire qe beri ndaj PSV ne Champions League.

Gjithesesi, De Vrij eshte pershtatur shume mire me universin Inter duke krijuar nje raport te vecante edhe me lojtaret e tjere te mbrojtjtes qe eshte dicka e rralle ne futbollin e sotshem ku shpesh here lojtaret e shohin vetem si rivale per nje vend titullari dhe jo si shoke te nje skuadre me qellim te njejte.

Por jo, nese flasim per De Vrij, ai nuk eshte nje gjigand vetem ne fushen e lojes por edhe jashte saj.

Ku do te dalim? Tek ajo qe ka ndodhur sot ne instagram e qe mund ta shikoni edhe tek foto me poshte:

Image may contain: text

Nje tifoz ka pyetur De Vrij:

“Stefan, te lutem mund te me thuash se si duhet te ndihet dikush qe eshte mbrojtesi me i mire ne Serie A?”

E kesaj pyetje De Vrij i eshte pergjigjur shkurt dhe qarte:

“Pyet Skriniar…”

Kjo pergjigje ka lene pa fjale edhe tifozin qe i ka shkruar qe mund ta shikoni edhe nga reagimi qe i ka pasur tek foto me lart.”

Nje tregues tjeter ky per raportin e vecante dhe te ri qe ka lindur mes dy shtyllave te se tashmes tek mbrojtja e Interit por edhe te se ardhmes.

Kjo foto po ben xhiron e rrjeteve sociale dhe De Vrij eshte pergezuar pothuajse nga te gjithe tifozet zikalter per perulesine e tij dhe respektin qe ka treguar ndaj Milan Skriniar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.