71 views
Spinelli: “Paulinho? E deshiron nje nga dy milanezet…”
Paulinho eshte nje nga emrat me te spikatur per sa i perket merkatos se Interit. Por ne kete rast nuk po flasim per Paulinhon e Corinthians, por per lojtarin e Livornos. Dje ka shenuar golin me te rendesishem te ketij sezoni per te, duke bere keshtu qe te riktheje Livornon ne Serine A. Per SkySport24 ka folur presidenti Spinelli i cili pa hezituar ka folur per interesimin per te nga Interi ose Milani: “E deshirojne skuadra te medha. Nje nga dy skuadrat e Milanos, Werder Bremen, Sampdoria. Por edhe Monaco po e ndjek. Jane me te vertete te mahnitur nga ky lojtar”.