Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

855 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport: “Barcelona i ben nje oferte joshese Interit per Lautaron: ne kembim do ju japim dike qe keni dashur ne te kaluaren.”

Sport: “Barcelona i ben nje oferte joshese Interit per Lautaron: ne kembim do ju japim dike qe keni dashur ne te kaluaren.”
Inter Club Staff

Eshte momenti kyc ne operacionin Lautaro dhe me sa duket momenti me i rendesishem ka ardhur.

Kete gje e shkruan sot e perditshmja katalanase Sport e cila shpjegon se si Interi dhe Barcelona po kerkojne nje marreveshje qe te kenaqen te dyja palet.

Zikalterit vleresojne El Toro me 111 milione euro, ndersa blaugranet deshirojne te fusin ne marreveshje lojtare (te pakten dy).

Ky propozim i tyre nuk eshte pritur aspak mire nga Marotta dhe Ausilio qe deri me tani nuk kane pranuar te diskutojne per kete.

Por me sa duket Barcelona po tenton te luaje me ndenjat e popullit zikalter duke i ofruar Interit falas nje lojtar qe ka bere te dashurohet nje tifozeri e tere pas tij: Rafinha Alcantara.

Ai ka qene nje nga njerezit me kyc ne kualifikimin e Interit ne Champions League pas shtate vitesh mungese me Spallettin dhe ne ate kohe nuk u arrit dot marreveshja me Barcelonen per shkak te shifrave te larta te operacionit dhe FPF qe ndalonte zikalterit te benin nje shpenzim te tille.

Keshtu, Barcelona eshte ne nje mision te deshperuar per Lautaron dhe po tenton gjithcka per te arritur tek ai.

“Ne kembim te Lautaros mund t’ju japim edhe nje lojtar qe e keni kerkuar me ngulm ne te kaluaren”, kane qene fjalet e presidentit e Barcelones, Bartomeu.

Propozimi i Barcelones eshte qe Rafinha te vije tek Interi falas, bashke me nje tjeter lojtar ndermjet Umtiti, Junior Firpo, Semedo, Vidal, Rafinha dhe Todibo.

Kjo vetem e vetem qe Interi te ule kerkesat e saj per Lautaro Martinez nga 111 milione euro ne 70-80 milione euro.

Por edhe pse Rafinha do te ishte nje lojtar mjaft i mirepritur nga tifozeria zikalter, ai nuk eshte i pershtatshem per skemen me tre mbrojtesa te Contes duke qene se eshe me shume nje trekuartist.

Te njejtin problem ka pasur edhe Christian Eriksen ne momentin e ardhjes tek zikalterit, duke qene se ai eshte nje trekuartist i paster dhe Conte ne skemen e tij fillestare nuk e ka parashikuar nje lojtar te tille ne formacionin baze.

Gjithesesi, edhe nese do te vinte Rafinha, ai do te ishte nje zevendesues i danezit dhe do te ishte nje operacion qe nuk do i sillte te mira as Interit por as vete lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.