Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

184 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport – “Inter-Vidal, kane filluar tratativat: ja kerkesa e Barcelones per kartonin e tij.”

Sport – “Inter-Vidal, kane filluar tratativat: ja kerkesa e Barcelones per kartonin e tij.”
Inter Club Staff

Nga janari ne vere, situata e Arturo Vidal nuk duket se ka ndryshuar shume dhe zerat rreth merkatos nuk jane shuar aspak.

Konfirmimi vjen nga e perditshmja katalanase Sport e cila tregon se ne diferencen e nje viti nga skadenca e kontrates se tij me Barcelonen, kjo e fundit nuk ka ndermend ta rinovoje ate.

Nderkohe, Vidal nga ana tij po tenton me cdo kusht qe te ‘kape’ kontraten e tij te fundit te rendesishme ne karriere duke pare se nuk ka me nje moshe te re.

Interesi i Interit eshte shume i gjalle dhe ashtu edhe qellimi i Vidal per tu transferuar tek skuadra zikalter.

Ai ose vishet zikalter, ose qendron tek Barcelona pavarsisht ofertave nga Kina apo interesimit te Manchester United.

Sot per sot, mungon ama nje marreveshje ndermjet Interit dhe Barcelones. Zikalterit nuk deshirojne te paguajne 20 milione euro qe kerkon Barcelona dhe qe konsiderohen si shume nga Marotta.

Shume eshte folur ne te kaluaren edhe per futjen e tij ne operacionin per Lautaron nga Barcelona por kjo hipoteze eshte hedhur kategorikisht poshte nga ana e Interit.

Per momentin duket se ka nisur tratativa ndermjet Interit dhe Barcelones por edhe ndermjet lojtarit dhe klubit zikalter. Kontaktet e Marottes me agjentet e tij jane te shpeshta. Nje e ardhme e Vidal me Interin nuk eshte aspak e pamundur. Mjafton qe Barcelona te ule kerkesat e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.