Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

986 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Italia – Spalletti ka zgjedhur nje lojtar nga Primavera per ta marre ne ekipin e pare sezonin e ri

Sport Italia – Spalletti ka zgjedhur nje lojtar nga Primavera per ta marre ne ekipin e pare sezonin e ri
Inter Club Staff

Primavera e Interit ka rezultuar te jete me te vertete nje miniere talentesh per zikalterit ne vitet e fundit. 

Mbase lojtaret qe kane kaluar nga Primavera tek skuadra e pare ne keto vite nuk kane pasur rezultatet e duhura per Interin, por per bilancin e Interit ato kane rezultuar gure te cmuar.

Jane pikerisht ata qe po ndihmojne Interin te hedhe pas kraheve Fair Play Financiar dhe te futet perseri ne paletat e UEFA-s per shpenzimet dhe plusvalencat nga shitjet e lojtareve.

Nderkohe qe Bettella po shkon tek Atalanta, Radu dhe Valietti po shkojne tek Genoa, Pinamonti mund te transferohet ne nje ekip te Serie A, Merola dhe Zappa tek Sassuolo e keshtu me radhe, ka nje lojtar te Primaveres qe shihet me nje sy ndryshe nga Luciano Spalletti dhe ai deshiron ta mbaje ne skuadren e pare sezonin e ardhshem.

Behet fjale per Xian Emmers i cili pritet te mos largohet nga Interi ne kete merkato.

Kerkesat per te jane te shumta per lojtarin e talentuar belg, por Interi ne kete moment ka marre kohen e saj per tu menduar sepse nuk eshte e sigurt ende se cila e ardhme eshte me e mire per djaloshin: te largohet ne huazim apo te qendroje tek Interi me Spallettin qe e vlereson shume.

Por me sa duket po shkojme drejt nje qendrimi te Xian Emmers ne skuadren e pare ku Spalletti deshiron ta promovoje dhe pse jo, ti jape minuta ne sezonin e ardhshem ku Interi do e gjeje veten te impenjuar ne tre kompeticione te ndryshme.

45 milionet e plusvalencave do te rekuperohen keshtu me lojtare te tjere dhe Xian do te qendroje ne Milano. Kete gje e ka treguar sot Sport Italia.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.