Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

676 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport jep alarmin: “Inter-Barcelona, arrihet marreveshja: 60 milione plus dy lojtare, ja detajet.”

Sport jep alarmin: “Inter-Barcelona, arrihet marreveshja: 60 milione plus dy lojtare, ja detajet.”
Inter Club Staff

Nje lajm qe ka bere qe te tronditet i gjithe ambjenti i tifozeve zikalter kete mengjes per shkak te rendesise se tij.

Behet fjale per Lautaro Martinez dhe qe sipas gazetes se perditshme katalanase Sport, tashme eshte vetem nje hap larg Barcelones.

Sipas tyre, marreveshja ndermjet Barcelones dhe Interit per Lautaro Martinez eshte e sigurt dhe eshte arritur ne parim.

Sport tregon se si klubet ne keto momente po finalizojne kete marreveshje qe sipas tyre do te jete marreveshja me e rendesishme e veres.

Por sa do te jene shifrat e kesaj marreveshje? Transferimi si do te behet? Kush lojtare do te perfshihen ne kete tratative?

Sport shkruan me detaje: “Tashme Interi duket se eshte bindur dhe nje rol te rendesishem e ka luajtur edhe deshira e Lautaro Martinez per tu larguar.”

“Ai nuk deshiron ti tregoje mungese respekti Interit por deshiron te plotesoje endrren e tij per te luajtur me Lionel Messin, idhullin.”

“Nderkohe, oferta e Barcelones eshte 60 milione euro cash plus dy lojtare qe aktualisht janen e pronesi te Barcelones.”

“I pari eshte Arturo Vidal, nje lojtar shume i pelqyer nga Conte i cili e ka kerkuar me ngulm edhe ne janar dhe merkaton e shkuar verore.”

“Ndersa emrin tjeter Interi nuk e ka zgjedhur akoma dhe do te jete nje lojtar krahu ndermjet Semedo dhe Emerson Royal.”

“Ne kete moment behet me dije se Barcelona dhe Lautaro kane arritur gjithashtu nje marreveshje fillestare per kater sezone.”

“Ne fillim u duk se Interi ishte e palevizur ne kerkesen e saj prej 111 milione eurosh, por me sa duket, vullneti i Lautaros ka lekundur zikalterit.”

“Ai ka bere qe Marotta te mendohet dhe te pranoje keshtu oferten e fundit te Barcelones qe per hir te vertetes nuk eshte e ulet.”

“Tashme Lautaro Martinez mezi po pret te mbaroje ky sezon dhe te luaje perkrah idhullit te tij te femijerise.”

Keshtu e ka mbyllur shkrimin e saj gazeta katalanase Sport diten e sotme qe e jep si te mbyllur kalimin e tij tek Barca.

Gjithesesi, duhet te theksojme se ne Barcelone ka shume dite qe flitet vetem per kete ceshtje dhe mediat italiane ne kete moment nuk e mbeshtesin teorine e tyre ne lidhje me kete tratative.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.