Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

412 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport jep lajmin e madh per Hakimi: “Nuk eshte aspak i vertete lajmi se Real Madrid do te kete te drejten e riblerjes per te.”

Sky Sport jep lajmin e madh per Hakimi: “Nuk eshte aspak i vertete lajmi se Real Madrid do te kete te drejten e riblerjes per te.”
Inter Club Staff

Achraf Hakimi eshte me te vertete shume afer transferimit perfundimtar tek Interi.

Keshtu, brenda 48 oreve te ardhshme, mbrojtesi i krahut maroken ne pronesi te Real Madrid, do te kaloje ne pronesi te Interit.

Ai eshte mbrojtesi me i mire i krahut te djathte ne bote bashke me Alexander Arnold sipas vleresimit qe ben Transfermarkt dhe ky eshte nje lajm i madh per te gjithe Serie A transferimi i tij tek zikalterit.

Por sipas Sky Sport, ai do te vishet zikalter ndermjet dites se neserme dhe te martes, ku pritet te zhvilloje edhe vizitat mjekesore.

Real Madrid do e shese per 40 milione euro plus bonuse me titull perfundimtar. Por nje ceshtje qe ka ngjallur shume debat ne keto ore ka qene kjo: A do te kete apo jo Real Madrid te drejte riblerje per lojtarin?

Deri me tani zerat kane qene te ndryshem dhe kontradiktor sepse ne Itali dhe Spanje disa media thone po dhe disa jo.

Corriere dello Sport dhe Tuttosport ne kete mengjes shkruanin se “Perez pretendon qe te futet edhe e drejta e riblerjes ne marreveshjen me Interin.”

“Prandaj po diskutohet me klubin zikalter akoma, per te gjetur shifren e duhur qe Reali duhet te paguaje nese deshiron ta marre mbrapsht lojtarin ne veren e 2021 ose veren e 2022.”

Por me sa duket, sipas lajmit te fundit te Sky Sport, nuk eshte aspak keshtu dhe ky nese del i vertete, do te ishte nje lajm shume i madh.

“Qe te ekzistoje nje klauzole riblerrje nga ana e Real Madrid ne marreveshjen me Interin ka shanse shume te vogla per te mos thene eshte e pamundur.”

“Nuk ekziston ne fakt asnje e drejte ‘recompra’ dhe nuk ka asnje shans qe te futet. Marotta eshte kunder kesaj.”

“Nga burimet tona e kemi te sigurt qe nje e drejte riblerje nga Reali nuk ekziston dhe as nuk do te futet ne oret ne vazhdim. Interi nuk pranon.”

Ky do te ishte nje lajm teper pozitiv per Interin dhe tifozet zikalter dhe natyrisht qe te gjithe enderrojne qe te jete vertete keshtu.

Kujtojme qe Sky Sport ka qene media e pare qe ka dhene lajmin per Hakimi-Inter nepermjet ekspertit te merkatos Gianluca Di Marzio.

Tani eshte radha per Parma-Inter, po shume ziklater do e kene mendjen edhe tek nje Inter i se ardhmes me Hakimi ne skuader.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.