Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,046 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport – Manchester United, kush tha qe Mourinho eshte dorezuar per Perisic? Ja oferta e re!

Sport – Manchester United, kush tha qe Mourinho eshte dorezuar per Perisic? Ja oferta e re!
Inter Club Staff

Ivan Perisic eshte nje nga lojtaret me te rendesishem tek Interi i sotshem duke fituar nje vend titullari te padiskutueshem qe prej momentit qe zikalterit e blene nga Wolfsburg tre vera me pare. 

Kroati eshte edhe nje nga te preferuarit e Spallettit qe e dashuron menyren e lojes se kroatit dhe shpirtin e sakrifices qe ai ka per skuadren gjithmone.

Por duket se interesi i Manchester United per te nuk ka perfunduar veren e kaluar.

Kujtojme qe nje nga telenovelat me te gjata te veres se kaluar, ka qene pikerisht tratativa e Manchester United me Interin ku anglezet ofronin deri ne 35 milione euro per te dhe Interi nuk zbriste poshte kerkeses prej 55 milione euro. 

Ne ate kohe Spalletti punoi fort per ta bindur Ivan Perisic qe te qendronte ne Milano, te gjitha ofertat u refuzuan dhe kroati qendroi ne Milano duke refuzuar Mourinhon por edhe United nuk shkoi asnjehere me lart se oferta 35 milione.

Gjithesesi duket se Mourinho e vlereson aq shume Perisic sa ka ndermend qe ta kerkoje perseri kete vere, aq shume sa mendohet se United po perpilon nje oferte te re per kroatin.

Sipas te perditshmes spanjolle Sport, Perisic eshte nje nga objektivat me te rendesishem dhe me te nxehte te merkatos se ketij sezoni te Jose Mourinhos.

Tekniku portugez ja ka thene deshiren e tij per kroatin drejtuesve te United, shume shpejt do te krijoje kontaktet e para me vete Perisic, por vetem pasi te kete lajmeruar edhe Interin.

Oferta e re e United pritet te jete diku tek 30 milione sterlina. Mbetet per tu pare nese Interi do te tundohej perpara kesaj oferte dhe do te ishte e gatshme per te negociuar mbi cmimin apo do ta refuzonte menjehere si vjet duke ngritur nje mur te pakalueshem per lojtarin dhe duke kerkuar nje shifer me te larte se sa vlera e tij reale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.