Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

445 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset – Conte po mendon per nje transferim te cmendur: kerkon Bonuccin, ja detajet!

Sport Mediaset – Conte po mendon per nje transferim te cmendur: kerkon Bonuccin, ja detajet!
Inter Club Staff

Nderkohe qe mbetet per tu zgjidhur ceshtja e Mauro Icardit i cili nje nga destinacionet e mundshme ka pikerisht Juventusin, duket se dicka tjeter mund te beje qe ne te ardhmen, Interi dhe skuadra torineze te ulen ne tavolinen e bashkebisedimeve.

Ne kete moment qe po flasim, pikepyetjet ne mendjen e Marottes per sa i perket te ardhmes se Icardit nuk kane ende nje pergjigje.

Kjo sepse nuk eshte ende e sigurt qe Paris Saint-Germain do e bleje ate nga Interi per 70 milione euro dhe ne oret e fundit ka pasur lajme kontradiktore per kete.

Pastaj dihet, ne sfond eshte gjithmone Juventusi qe e pelqen jo pak ish-kapitenin e Interit.

NGA BONUCCI TEK ICARDI/ Ja “lista e zezë” e futbollistëve që nuk ...

Por edhe vete Icardi e deshiron tashme nje transferim ne Torino dhe kete gje deri me sot e ka bere te pamundur vetem dirigjenca e Interit qe nuk ka leshuar pe aspak per Juventusin.

Gjithesesi, Sport Mediaset sot ka publikuar nje lajm qe do te beje te diskutohet jo pak dhe shume gjate nese del se eshte nje lajm i vertete.

Sipas medias se njohur italiane, detajet jane keto: Antonio Conte ka nje ide te cmendur dhe ai quhet Leonardo Bonucci.

Ideja e Contes eshte qe te (ri)sjelle ne Milano italianin qe eshte rritur pikerisht ne akademine e Interit por qe tashme luan tek Juventusi prej shume vitesh. Conte me te ka nje raport te shkelqyer dhe ai shihet si perfekt per mbrojtjen me tre.

Ka qene pikerisht tranjeri i Interit ai qe e ka transformuar Bonuccin ne lojtarin qe eshte sot duke i dhene detyra me te shumta te ndertimit te lojes.

Tek Interi, Bonucci do te zevendesonte Godin ne skuader, nje lojtar qe shihet nga te gjithe si nje largim i sigurt sezonin qe vjen.

Po si do te ndodhte ky operacion? Kush jane detajet e transferimit? Gjithmone sipas Sport Mediaset, Icardi do te shkonte tek Juventusi dhe tek Interi do te vinte Bonucci, Cuadrado dhe mbase edhe nje shume parash.

Eshte nje ide e cmendur, por deri me tani e vetmja media qe e ka shkruar eshte Sport Mediaset. Ne ditet e ardhshme do te shihet nese eshte vetem nje thashethem apo dicka me shume.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.