Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

687 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset habit: “Conte ka dhene verdiktin: nga Interi duhet te largohen dy TOP PLAYER: ja emrat.”

Sport Mediaset habit: “Conte ka dhene verdiktin: nga Interi duhet te largohen dy TOP PLAYER: ja emrat.”
Inter Club Staff

Ne fushe Interi dje e meritoi totalisht fitoren ndaj Napolit dhe fitoi 2-0 me golat e Danilo D’Ambrosio dhe Lautaro Martinez.

Por gjithesesi, pavarsisht ketij suksesi, Conte ka ne mendje se si do te ndertoje skuadren qe do te luftoje per titullin sezonin qe vjen me Juventusin.

Ai deshiron te ndertoje nje skuader aq te forte, sa ndeshjet qe ka deshtuar kete sezon, as te mos diskutohen te tjetri.

Sipas asaj qe tregon Sport Mediaset, formacioni i ri i Interit parashikon qe te kete dy largime te rendesishme nga skuadra aktuale.

“Mbase nuk eshte nje rastesi, por e keni pare qe keto kohe po mungon me shume nga sa ishim mesuar Milan Skriniar?”

“Por Brozovic, e keni vene re qe eshte bere pjese e rotacionit? Ka ndeshje ku Conte po e le pushim ndersa me pare, nuk e ka bere kurre kete gje.”

“Keto te gjitha jane tregues se si dy lojtaret nuk jane me ne qender te Interit te se ardhmes dhe se ata mund te largohen kete vere.”

“Conte ja ka dhene kete liste Marottes, dhe bashke me lojtare si Biraghi, Moses, Vecino apo Borja Valero qe jane drejt largimit, ben pjese edhe emri i Skriniar dhe Brozovic. Ata do te shiten nese ne drejtim te tyre vjen nje oferte e duhur. Vendim i Contes ky.”

“Gjithcka do te behet per te arritur te nje TOP PLAYER ne mesfushe si eshte Ngolo Kante qe mund te largohet nga Chelsea.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.